Lista prej 20 futbollistëve më të vlefshëm në botë nën 21-vjeç, nga Mbappe si më i shtrenjti e deri tek Alli, Dembele, Donnarumma dhe Asensio (Foto)
Sulmuesi i talentuar francez i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe është lojtari më i shtrenjtë në botë nën moshën 21-vjeçare, teksa ndiqet nga Dele Alli i Tottenham Hotspur, Leroy Sane i Manchester City dhe Ousmane Dembele i Barcelonës.
Bota e futbollit po përjeton një vit me plot talent të mëdhenj që po ‘sundojnë’ kampionatet e ndryshe, duke çmendur të gjithë me aftësitë e tyre.
Sipas një studimi nga CIES Football Observatory, në tre muajt e fundit vlera e lojtarëve nën 21-vjeç është ngritur ndjeshëm, ku gjashtë të tillë kushtojnë mbi 100 milionë euro.
Vlerën më të madhe e ka talenti francez, Mbappe, çmimi i të cilit ka pasur një rritje astronomike prej 37 për qind me një vlerë prej 160.9 milionë funte.
18-vjeçari ka tetë gola në 17 ndeshje që prej bashkimit këtë verë nga Monaco dhe po shpaguan besimin e PSG-së.
Në vendin e dytë në renditjen është mesfushori i Tottenhamit, anglezi Dele Alli, me vlerë prej 158.6 milionë funte, ku talenti i tij vazhdon të tërheqë interesin nga klubet më të mëdha të Evropës, si Manchester Unitedi dhe Barcelona.
Në vendin e tretë është mesfushori gjerman i Manchester Cityt, Leroy Sane, me vlerë prej 109.6 milionë funteve.
Reprezentuesi gjerman është në formë të lartë këtë sezon dhe pavarësisht se Pep Guardiola ka një numër të madh të yjeve në mesfushën sulmues, Sane është bërë titullar i rregullt.
Në listën e futbollistëve më të shtrenjtë nën 21-vjeç janë edhe Ousmane Dembele, Marcus Rashford, Gabriel Jesus, Timo Werner, Anthony Martial, Christian Pulisic, Davinson Sanchez, Wilfred Ndidi, Gianluigi Donarumma, Federico Chiesa, Lorenzo Pellegrini, Marco Asensio, Andreas Christensen, Franck Kessie, Youri Tielemans, Daniel Ceballos dhe Theo Hernandez.
Kylian Mbappe (PSG)
Vlerën më të madhe e ka talenti francez, Mbappe, çmimi i të cilit ka pasur një rritje astronomike prej 37 për qind me një vlerë prej 160.9 milionë funte.
Dele Alli (Spurs)
Në vendin e dytë në renditjen është mesfushori i Tottenhamit, anglezi Dele Alli, me vlerë prej 158.6 milionë funte, ku talenti i tij vazhdon të tërheqë interesin nga klubet më të mëdha të Evropës, si Manchester Unitedi dhe Barcelona.
Leroy Sane (Man City)
Në vendin e tretë është mesfushori gjerman i Manchester Cityt, Leroy Sane, me vlerë prej 109.6 milionë funteve.
Ousmane Dembele (Barcelona)
Pavarësisht se ende është i lënduar, sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele është renditur si talenti i katërt më i shtrenjtë në U21. Çmimi i tij është plot 106 milionë funte.
Marcus Rashford (Man United)
Sulmuesi anglez i Unitedit, Rashford është i pesti në listë me një çmim prej 102.7 milionë funtesh. Talenti i tij ka bërë që të interesohen skuadra të mëdha për të.
Gabriel Jesus (Man City)
Sulmuesi brazilian ka çmendur të gjithë që nga transferimi i tij nga Santosi te Manchester City. U ble në janar për rreth 35 milionë euro tani blen plot 98.5 milionë funte.
Timo Werner (RB Leipzig)
Gjermani i Leipzigut ka treguar se është një talenti i madh duke shënuar shumë gola për skuadrën gjermane. Pas gjithë këtyre golave, Werner vlen plot 81.4 milionë funte.
Anthony Martial (Man United)
Martial është futbollisti i dytë i Unitedit në Top 10. Sulmuesi francez vlen plot 75.4 milionë funte.
Christian Pulisic (Dortmund)
Mesfushori anësor i Dortmundit, Pulisic ka treguar talentin e tij ende pa i mbushur të 20-tat. Amerikani vlen 66.2 milionë funte.
Davinson Sanchez ( Spurs)
Mbrojtësi kolumbian u ble shtrenjtë nga Tottenhami në verë. Transferimi i tij nga Ajaxi u paragjykua shumë, por pas paraqitjeve superiore vlera e tij vetëm është rritur dhe tani kushton 58.4 milionë funte.
Wilfred Ndidi (Leicester)
Erdhi me qetësi te Leicester City, por shpejt u bë titullar i rregullt në ish-kampionin e Ligës Premier. Vlera e tij tani është 57.1 milionë funte.
Gianluigi Donarumma (AC Milan)
Donnarumma është portieri i vetëm në listë. I ka vetëm 18 vjet, por talenti i tij ka bërë që të ketë një vlerë të madhe prej 49 milionë funteve.
Federico Chiesa (Fiorentina)
Talenti italian ka befasuar të gjithë me paraqitjet e tij. Vlera e Chiesas është 46.3 milionë funte dhe për të interesim kanë shprehur Inter, Juventusi dhe Chelsea.
Lorenzo Pellegrini (Roma)
Italiani i ri erdhi nga huazimi i tij nga Sassuolo, por po luan shumë në mesfushën e Romës dhe ka treguar se ka një talent të madh. Vlera e tij është 44.6 milionë funte.
Marco Asensio (Real Madrid)
Mesfushori spanjoll çmendi të gjithë në sezonin e kaluar me talentin e tij. Por, në këtë sezon po luan më pak dhe kjo ka bërë që vlera e tij të mos rritet shumë dhe të mbetet tek 44.6 milionë funte.
Andreas Christensen (Chelsea) – 41.9 milionë funte
Mbrojtësi danez ka lënë në bankë yllin brazilian, David Luiz. Pas dy sezoneve si huazim te Borussia Mounchengladbach, tani është një titullar fiks te Chelsea dhe vlen 41.9 milionë funte.
Franck Kessie (AC Milan)
Mesfushori nga Bregu i Fildishtë u ble për rreth 25 milionë euro nga Atalanta, por talenti i tij nuk do shumë për ta diktuar dhe vlera e tij është 41.9 milionë funte.
Youri Tielemans (Monaco)
Tielemans është njëri nga talentet më të mëdhenj belg në vitet e fundit. Talenti i Monacos është hapave të Eden Hazard dhe Kevin de Bruyne, ndërsa vlera e tij llogaritet të jetë 40.7 milionë funte.
Daniel Ceballos (Real Madrid)
Ceballos u zgjodh lojtari më i mirë i Kupës së Botës për 21-vjeçar. Talenti i tij u vëre shpejt dhe u ble nga Real Madridi për rreth 20 milionë euro. Tani vlen 38.6 milionë funte.
Theo Hernandez (Real Madrid)
Mbrojtësi spanjoll erdhi tek Mbretërit nga rivali i urryer, Atletico Madridi. Talenti i tij mendohet të jetë i madh dhe llogaritet si pasues perfekt i Marcelos. Vlera e tij është 37.7 milionë funte.
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon
FFK licencon shtatë klube për garat evropiane
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit