Pas euforisë së Vitit të Ri, një prostitutë e pyet tjetrën:
Çka ke kërkuar nga Babadimri?
50 euro, njësoj si nga të gjithë të tjerët...
Nuk kalojnë as dy ditë pas punësimit në një muze dhe shefat menjëherë e thirrin në zyrë punëtorin e ri.
Nuk je duke punuar mirë! – i thonë.
Çka po doni më shumë, nuk ka dy ditë që jam punësuar, e tashmë i kam shitur dy piktura të Van Goghut..
Veterineri: Gruaja juaj është këtu me macen dhe kërkon t’i bëj eutanazion (shkaktim i vdekjes në mënyrë mjekësore). Pajtoheni ju me këtë?
Burri: Po, patjetër. Kurse macen lëshojeni se di të shkojë vet në shtëpi.
Pash ëndërr sikur isha në Kinë dhe hyra në një dyqan.
I thash shitësit:“汉字漢字”
Ai mu përgjigj: Çka je duke thënë?
Dhe me doli gjumi.
Babai: Bir, a i ke ditur pyetjet në provim?
Djali: Po, babi!
Babai: E pse ke rënë nga provimi, biri im i dashur?
Djali: Nuk i dija përgjigjet, babi...
- Çfarë është burri yt me profesion?
- Është agronom i nivelit muzikor?
- Si ashtu?
- Thjesht, i ruan dhentë dhe i bie fyellit.
Nipi: Gjyshe si je? Erdha të të vizitoj, të shoh si je...
Gjyshja: Lëri këto, sa para të duhen?
Nëna e lëvdon vajzën para burrit potencial.
- Ajo përgatit ushqimin për mrekulli. Është magjike në kuzhinë. Zemër a e pastrove sallatën?
- Jo, ende. Nuk kishte detergjent...
Iu rrëfeva gruas se e takoj psikiatrin. Pastaj edhe ajo ma tregoi të vërtetën. Më rrëfeu se takon dy psikiatra, fqinjin nga kati i pestë dhe atë që banon përdhesë dhe një biznesmen. Jam i lumtur që tash mes nesh nuk ka fshehtësi!
Burri: Ku ma ke lënë librin “Si të jetosh 100 vite”?
Gruaja: E dogja, sepse filloi ta lexonte nëna jote...