Vinicius Jr i bashkohet listës elitare të lojtarëve që kanë arritur mbi 20 gola dhe mbi 20 asistime në një sezon gjatë këtij shekulli
Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior i është bashkuar një liste elitare lojtarësh që kanë arritur mbi 20 gola dhe mbi 20 asistime brenda këtij shekulli, pasi këtë e vulosi me golat dhe asistimet e tij në javën e fundit kundër Levantes në La Liga.
Ylli brazilian luajti gjithë ndeshjen në fitoren e madhe të Real Madridit ndaj Levantes me rezultat 6-0, duke shënuar një het-trik të shkëlqyer dhe duke regjistruar një asistim.
Heroizmat e tij për gjigantët spanjollë e panë atë të arrijë një pikë historike mbresëlënëse prej plus 20 golave dhe 20 asistimeve.
Vinicius Jr, i cili ka 21 gola në të gjitha garat këtë sezon, iu bashkua një klubi ekskluziv që përfshin lojtarë elitar si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Thierry Henry, ndër të tjera.
Për më tepër, kjo ka ndodhur vetëm në 30 raste në pesë ligat më të mira të Evropës në shekullin e 21-të, sipas shifrave të faqes së specializuar të transferimeve dhe statistikave Transfermarkt.
Messi zotëron këtë listë me tetë herë nga 30 rastet, me Luis Suarez që e ka arritur këtë sukses në katër raste.
Ronaldo, Neymar dhe Frank Lampard janë lojtarët e tjerë që kanë arritur pikën historike në më shumë se një rast.
Në listë gjenden edhe emra tjerë të mëdhenj si Ronaldo, Ronaldinho, Henry dhe Karim Benzema.
Listën e plotë e lojtarëve që e kanë arritur:
Thierry Henry (Arsenal, 2002/03) – 32 gola dhe 28 asistime
Ronaldinho (Barcelona, 2005/06) – 26 gola dhe 24 asistime
Cristiano Ronaldo (Manc Utd, 2006/07) – 23 gola dhe 22 asistime
Frank Lampard (Chelsea, 2006/07) – 21 gola dhe 21 asistime
Frank Lampard (Chelsea, 2008/09) – 20 gola dhe 21 asistime
Lionel Messi (Barcelona, 2010/11) – 53 gola dhe 27 asistime
Nene (Paris Saint-Germain, 2010/11) – 20 gola dhe 23 asistime
Lionel Messi (Barcelona, 2011/12) – 72 gola dhe 31 asistime
Eden Hazard (Lille, 2011/12) – 22 gola dhe 22 asistime
Karim Benzema (Real Madrid, 2012/13) – 20 gola dhe 21 asistime
Marco Reus (Borussia Dortmund, 2013/14) – 23 gola dhe 22 asistime
Lionel Messi (Barcelona, 2014/15) – 58 gola dhe 30 asistime
Cristiano Ronaldo (Real Madrid, 2014/15) – 59 gola dhe 23 asistime
Luis Suarez (Barcelona, 2014/15) – 24 gola dhe 23 asistime
Luis Suarez (Barcelona, 2015/16) – 58 gola dhe 23 asistime
Lionel Messi (Barcelona, 2015/16) – 39 gola dhe 23 asistime
Neymar (Barcelona, 2015/16) – 31 gola dhe 25 asistime
Henrikh Mkhitaryan (Borussia Dortmund, 2015/16) – 23 gola dhe 32 asistime
Lionel Messi (Barcelona, 2016/17) – 54 gola dhe 20 asistime
Luis Suarez (Barcelona, 2016/17) – 36 gola dhe 20 asistime
Neymar (Barcelona, 2016/17) – 20 gola dhe 26 asistime
Lionel Messi (Barcelona, 2017/18) – 45 gola dhe 20 asistime
Luis Suarez (Barcelona 2017/18) – 31 gola dhe 20 asistime
Lionel Messi (Barcelona, 2018/19) – 51 gola dhe 22 asistime
Lionel Messi (Barcelona, 2019/20) – 31 gola dhe 27 asistime
Bruno Fernandes (Man Utd, 2019/20) – 27 gola dhe 22 asistime
Jadon Sancho (Borussia Dortmund, 2019/20) – 20 gola dhe 20 asistime
Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain, 2021/22) – 35 gola* dhe 24 asistime*
Christopher Nkunku (RB Leipzig, 2021/22) – 35 gola* dhe 24 asistime*
Vinicius Junior (Real Madrid, 2021/22) – 21 gola* dhe 20 asistime*
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord
Real Madrid, kampion i La Ligas për herë të 36-të në historinë e klubit
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit
Katër gjërat pozitive në fitoren e Real Madridit: Guler shet bileta, Bellingham ‘Pichichi’, kthehet Cortuois dhe Modric me 'kontratë' të re
Titulli i fituar i La Ligës shënon një rekord historik për presidentin Florentino Perez
Girona ‘likuidon’ Barcelonën, shkruan historinë për vete dhe ‘asiston’ Real Madridin
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City