LAJMI I FUNDIT:

Nga Man City te Interi dhe PSG, përditësohen shanset e secilin klub për të fituar Ligën e Kampionëve

Nga Man City te Interi dhe PSG, përditësohen shanset e secilin klub për të fituar Ligën e Kampionëve

Kompania britanike analitike sportive, Opta, e cila ofron të dhëna për më shumë se 30 sporte në mbi 70 vende, me klientë që variojnë nga ligat dhe federatat tek transmetuesit dhe faqet e internetit të basteve ka publikuar së fundmi shanset për 1/8-tën, çerekfinale, gjysmëfinale, finale dhe për të fituar trofeun, për secilin nga klubet në Ligën e Kampionëve.

Liga e Kampionëve i zhvillohet gjatë ditës së sotme (e martë) dhe nesër (e mërkurë) ndeshjet e raundit të katërt të grupeve.


Megjithatë, tashmë disa klubeve veçse shihen të kualifikuara dhe disa ekipe tjera janë shumë afër të sigurojnë kualifikimin.

Kompania specialiste e të dhënave Opta veçse ka përditësuar të dhënat e ekipeve mbi shanset e tyre në secilën fazë, nga kalimi i grupeve te fitimi i Ligës së Kampionëve.

Ekipet që nuk janë përfshirë në listë të shanseve janë ato ekipe që llogaritet se nuk do ta kalojnë fare grupin, ku njëra nga to është Milani.

Ekipi që ka shanset më të mëdha të secilës fazë deri ta fitimi i trofeut është kampioni aktual, Manchester City me 32.4 për qind shanse për të triumfuar në fund.

Pas tyre vjen Real Madridi me 13.1 për qind shanse, Bayern Munichu i treti me 12.9 për qind, Arsenali me 7.5 për qind shanse dhe nën-kampioni i sezonit të kaluar, Interi i pesti me 6.9 për qind shanse.

Nga pozita gjashtë deri në pozitën dhjetë renditen klube si Barcelona, Atletico Madridi, Napoli, Paris Saint-Germain dhe Newcastle United.

Dy ekipet me më pak shanse për të fituar në fund janë Feyenoord me 0.5 për qind dhe Manchester United me 0.7 për qind, ndërsa ka shanse vetëm 46.2 për qind. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite

Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite

Ligue 1
As te Barcelona e as te Real Madridi - mësohet se ku po transferohet Messinho

As te Barcelona e as te Real Madridi - mësohet se ku po transferohet Messinho

Premier League
Allegri humbi durimin -hoqi xhaketën, kravatën dhe pothuajse edhe këmishën në momentet e fundit të ndeshjes kur u përjashtua

Allegri humbi durimin -hoqi xhaketën, kravatën dhe pothuajse edhe këmishën në momentet e fundit të ndeshjes kur u përjashtua

Serie A
Ten Hag u vërshëllye nga tifozët në Old Trafford

Ten Hag u vërshëllye nga tifozët në Old Trafford

Premier League
Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Pep Guardiola emëron një lojtar që e ndaloi Arsenalin të bëhej kampion i Ligës Premier

Premier League
Ish lojtari i Liverpoolit dhe Anglisë,  tani 32 vjeç në kërkim të një klubit të ri përmes LinkedIn

Ish lojtari i Liverpoolit dhe Anglisë, tani 32 vjeç në kërkim të një klubit të ri përmes LinkedIn

Premier League
Kalo në kategori