LAJMI I FUNDIT:

Edicioni i dytë i Festivalit të Shkathtësive Digjitale po vjen: Drejt qëndrueshmërisë dhe digjitalizimit në Kosovë

Edicioni i dytë i Festivalit të Shkathtësive Digjitale po vjen: Drejt qëndrueshmërisë dhe digjitalizimit në Kosovë

Të gjithë ju të apasionuarit ndaj teknologjisë, digjitalizimit dhe agjendës së gjelbër, bëhuni gati për ngjarjen më interesante të vitit! Edicioni i dytë i Festivalit të Shkathtësive Digjitale do të mbahet më datë 25 maj në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) Prizren duke ju ftuar në udhëtimin transformues drejt qëndrueshmërisë dhe digjitalizimit në Kosovë.  

Festivali i këtij viti i kushtohet edukimit dhe fuqizimit të pjesëmarrësve mbi konceptin “Twin Transition” në rrugën drejt një bote të gjelbër dhe digjitale. Me këtë rast do të ketë një program të pasur me punëtori, bashkëbisedime, dhe shkëmbime të tjera që do të kontribuojnë në rritjen e njohurive rreth kësaj teme. 

Festivali i Shkathtësive Digjitale është një organizim i financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, zbatuar nga ITP Prizren në kuadër të Qendrës për Transformimin Digjital. Festivali po ashtu mbështetet nga dhjetë universitete publike dhe private në Kosovë të cilët janë pjesë e një platforme bashkëpunuese për fuqizimin e studentëve. 

Vizitoni faqen tonë që të informoheni me më shumë hollësi rreth programit të festivalit: Digital Skills Festival – ITP (itp-prizren.com) 

Bashkohuni me ne në eksplorimin e ideve inovative në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren. 

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori