Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës kanë parandaluar futjen e mbi 100 mijë eurove të padeklaruara në Republikën e Kosovës.

Rasti është zbuluar të shtunën në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë, gjatë një aksioni të përbashkët të Policisë dhe Doganës së Kosovës.


Sipas autoriteteve, gjatë kontrollit të detajuar të një autobusi të linjës ndërkombëtare janë gjetur dhe sekuestruar 100 mijë euro, të cilat nuk ishin deklaruar sipas procedurave të përcaktuara me ligj.

Paratë e sekuestruara përbëheshin nga 500 kartëmonedha prej 200 eurosh.

“Mjetet monetare janë sekuestruar, ndërsa ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedura për kundërvajtje doganore”, thuhet në njoftimin e autoriteteve.

Policia dhe Dogana kanë theksuar se bashkëpunimi ndërinstitucional do të vazhdojë me qëllim të garantimit të zbatimit të ligjit, ruajtjes së rendit publik dhe forcimit të sigurisë financiare në vend.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë detyrimet ligjore për deklarimin e mjeteve monetare gjatë kalimit të kufirit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.