Nëse jeni në kërkim të një prone afariste me potencial të lartë investimi, ky objekt me sipërfaqe 1411m² në Çagllavicë, në rrugën "Dardanët", mund të jetë zgjedhja e duhur për ju. Prona ofrohet për shitje me çmim 995,000 euro.
Objekti është i strukturuar në përdhes dhe dy kate, me ndriçim të mjaftueshëm natyral. Hapësira e punës shtrihet në 900m², ndërsa objekti përfshin edhe 4 zyra dhe një banjo.
Objekti ndodhet në trualli me sipërfaqe totale prej 7.5 Ari, ku ofrohet edhe hapësirë e mjaftueshme për vendparkim.
Pozita e objektit është tejet e favorshme, duke ofruar qasje të lehtë dhe potencial të lartë për zhvillim biznesi, në një zonë të spikatur me qarkullim të vazhdueshëm.
Karakteristika dhe informata të pronës:
- Sipërfaqe: 1411m²
- 4 hapësira
- 1 banjo
- Trualli: 7.5 Ari
- Dokumentacioni me fletë poseduese
- Dokumentacioni me Noter
- Orientimi: Lindje, Perëndim
- Sistemi i ngrohjes: Dru
- Vendparkim
Çagllavica është njëra prej zonave me zhvillim të vazhdueshëm afarist dhe banesor në rrethinën e Prishtinës, e njohur për qarkullimin e lartë dhe qasjen e mirë në rrugët kryesore. Kjo e bën lokacionin veçanërisht të përshtatshëm për aktivitete biznesi.
Kontakti:
Agjenti: Lirian Meta
Emaili: lirian.meta@pro-rks.com
Numri kontaktues: +383 44 888 444



Trending Real Estate
Telegrafi Real Estate në Email
Regjistrohu dhe pranoj ofertatme te reja ne emailin tend






























