Për familjet që kërkojnë më shumë hapësirë, privatësi dhe një ambient të rrethuar nga gjelbërimi, kjo shtëpi në Lagjen e Gjelbër në Kolovicë paraqet një mundësi të përshtatshme për krijimin e një shtëpie sipas stilit dhe nevojave të tyre.
Prona është pjesë e një lagjeje të re banimi, të zhvilluar nga Lesna, e karakterizuar nga ndërtime cilësore, organizim bashkëkohor dhe afërsi me natyrën. Pozita e qetë ofron kushte të favorshme për jetesë familjare, ndërsa shërbimet e nevojshme për përditshmëri ndodhen në afërsi.
Shtëpia ka sipërfaqe prej 248m² dhe është e ndërtuar në një truall prej katër arësh. Ajo është e organizuar në përdhes dhe një kat, ndërsa orientimi nga të gjitha anët mundëson ndriçim të bollshëm natyral në hapësirat e brendshme.
Organizimi përfshin qëndrimin ditor, kuzhinën, tri dhoma gjumi, një banjo, një tualet dhe ballkon. Sipërfaqja dhe renditja e ambienteve krijojnë mundësi për një ndarje funksionale ndërmjet hapësirave të përbashkëta dhe atyre private të familjes.
Sistemi i ngrohjes është paraparë të funksionojë me energji elektrike. Prona posedon gjithashtu garazh dhe hapësirë të mjaftueshme për parkimin e automjeteve.
Shtëpia aktualisht ndodhet në fazën e përfundimit të punimeve të vrazhda, duke u dhënë pronarëve të ardhshëm mundësinë që enterierin, materialet dhe detajet përfundimtare t’i zgjedhin sipas preferencave personale.Prona është e pajisur me fletë poseduese, ndërsa kontrata e shitblerjes mund të realizohet te noteri.
Çmimi i shitjes është 347,000 euro.
Karakteristika dhe informata të pronës:
- 3 dhoma gjumi
- 2 banjo
- Tarracë
- Me fletë poseduese
- Dokumentacioni me Noter
- Orientimi: Lindje, Jug, Veri, Perëndim
- Mobilimi: Pa mobilim
- Sistemi i ngrohjes: KEDS
- Garazh
- Vendparkim
Kontakti:
Agjenti: Yll Kuçi
Emaili: ylli.kuqi@pro-rks.com
Numri kontaktues: +383 44 888 444








Trending Real Estate
Telegrafi Real Estate në Email
Regjistrohu dhe pranoj ofertatme te reja ne emailin tend







































