Për bizneset që kërkojnë hapësirë të gjerë dhe funksionale në zemër të qytetit, ky lokal/zyrë me sipërfaqe 900m² në Lakrishtë paraqet një mundësi unike qiraje që vështirë se gjendet çdo ditë.
E vendosur në rrugën "Bekim Fehmiu", në një ndërtim nga Arting, kjo pronë kombinon lokacionin strategjik me hapësirën e nevojshme për të zhvilluar çdo lloj aktiviteti biznesi.
Zyra ka ndriçim natyral të mjaftueshëm dhe ofron hapësirë të gjerë të shfrytëzueshme, duke krijuar kushte të përshtatshme për organizime dhe aktivitete të ndryshme afariste dhe biznesore. Objekti disponon dy tualete, ndërsa sistemi i ngrohjes është i mundësuar me Termokos.
Zyra gjendet në qendër të qytetit, me qasje të afërt në rrugën kryesore, afër bankave, afër institucioneve shtetërore dhe lokaleve të ndryshme. Ka qasje të shpejtë tek stacioni i autobusëve dhe afërsi me stacionet e trafikut urban, ndërsa është e rrethuar nga shërbime dhe pika të rëndësishme, duke e bërë pronën një zgjedhje praktike dhe të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve biznesore.
Çmimi për m² është 17€.
Karakteristika dhe informata të pronës:
- Sipërfaqe: 900m²
- 1 hapësirë
- 2 banjo
- Sistemi i ngrohjes: KEDS
- Vendparkim
Lakrishtja është një ndër zonat me qasje të favorshme drejt qendrës së qytetit, e karakterizuar nga afërsia me institucione, banka dhe shërbime të ndryshme, si dhe me lidhje të mira me transportin publik, çka e bën atë një lokacion tërheqës për zhvillimin e aktiviteteve biznesore.
Kontakti:
Agjenti: Bardh Bucolli
Email: bardh.bucolli@pro-rks.com
Numri kontaktues: +383 44 888 444









Trending Real Estate
Telegrafi Real Estate në Email
Regjistrohu dhe pranoj ofertatme te reja ne emailin tend










































