“Hakmarrja nuk ka datë skadence”, babai i Edi Kuçit publikon tatuazhin pas sherrit me Joz Markun

Sherri mes Joz Markut dhe Edi Kuçit vijon të jetë në qendër të vëmendjes, edhe pas publikimit të videos që bëri xhiron e rrjetit dhe shkaktoi reagime të shumta.
Në videon e bërë publike, Edi Kuçi shfaqej në një situatë konflikti me Joz Markun dhe disa persona të tjerë.
Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa vijojnë të dalin detaje dhe reagime të reja lidhur me përplasjen.
Këtë herë, në qendër të vëmendjes është bërë babai i Edi Kuçit. Ai ka publikuar në rrjetet sociale fotografinë e një tatuazhi në trup të Edit, ku shkruhet: “Hakmarrja nuk ka datë skadence”.
Mesazhi i publikuar prej tij është interpretuar si një reagim ndaj asaj që i ka ndodhur të birit.
Postimi ka lënë të kuptohet se familja e Edi Kuçit e ka marrë seriozisht situatën dhe se babai i tij mund të kërkojë hakmarrje pas asaj që e konsideron si poshtërim ndaj të birit nga Joz Marku dhe grupi i tij.
Ndërkohë, përplasja vijon të komentohet gjerësisht në rrjet, ndërsa deklaratat dhe reagimet e personave të përfshirë kanë shtuar edhe më shumë vëmendjen rreth kësaj historie. /Telegrafi/














































