Laurent Krasniqi është përcjellë sot për në banesën e fundit, një ditë pasi humbi tragjikisht jetën në një aksident me motor në Prishtinë.

Vdekja e papritur e influencerit të njohur ka lënë pas dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe ndjekësit e tij, të cilët për vite me radhë e kanë ndjekur aktivitetin e tij në rrjetet sociale.


Pas ceremonisë së varrimit, motra e Laurentit ka ndarë në Instagram një fotografi të të ndjerit, krahas së cilës ka shkruar një dedikim prekës për vëllanë e saj.

“Oj dashnia e motrës që ma thave shpirtin, s’di qysh kom me vazhdu me jetu pa ty, vllau jem”, ka shkruar ajo.

Foto: Xhen Krasniqi/InstaStory

Fjalët e saj të dhimbshme pasqyrojnë boshllëkun e madh që ka lënë ndarja e parakohshme e Laurentit nga jeta.

Ndërkohë, pas lajmit tragjik, rrjetet sociale janë mbushur me mesazhe ngushëllimi dhe kujtime nga miqtë, të njohurit dhe ndjekësit e tij.

Laurent Krasniqi ishte bërë i njohur për publikun përmes rrjeteve sociale, ndërsa më pas mori pjesë edhe në Big Brother VIP Kosova, ku u bë një nga personazhet e njohura të këtij formati. /Telegrafi/