“Jemi aktorë, e kemi bërë vetë”, Joz Marku reagon për videon e dhunës ndaj Edi Kuçit

Jozefin Marku ka reaguar për Top Channel pas qarkullimit të videos ku ai dhe disa persona të tjerë shfaqen duke dhunuar ish-konkurrentin e Big Brother VIP Kosova, Edi Kuçi.
Marku pretendon se ngjarja, e cila sipas raportimeve ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, nuk ka qenë reale, por një “skenë aktrimi”.
“Asgjë s’ka ndodhur, jemi aktorë, e kemi bërë vetë”, u shpreh ai në një komunikim përmes mesazheve me redaksinë e Top Channel Web.
I pyetur edhe për urdhër-arrestin e lëshuar nga Prokuroria e Pejës, Marku e cilësoi atë si “fake” dhe të pavërtetë.
“Janë fake, nuk kam arsye të jem atje”, pretendon Marku. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com
Nga
Telegrafi
1 orë më parë
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate












































