Videoja sot është kudo – në rrjete sociale, marketing, biznes dhe komunikim.

Për këtë arsye, aftësia për me kriju përmbajtje të mirë vizuale po kërkohet gjithnjë e më shumë nga kompani, brende dhe organizata të ndryshme.


Pikërisht me këtë ide rikthehet “From Zero to Hero”, trajnim praktik për kamerë dhe content creation, i udhëhequr nga Gazmend Avdiu, producent, regjisor dhe themelues i Pixels, me mbi 30 vite përvojë në produksion video dhe industrinë kreative.

Trajnimi është i fokusuar në praktikë. Pjesëmarrësit mësojnë përdorimin e kamerës, kompozimin, ndriçimin, audion, storytelling-un dhe krijimin e content-it për rrjete sociale.

Qëllimi nuk është vetëm me mësu teknikën, por me kuptu si planifikohet dhe realizohet një video që duket profesionale.

“Shumë njerëz mendojnë se video e mirë vjen prej kamerës së shtrenjtë. Në realitet, diferencën e bën mënyra si mendon dhe si e përdor kamerën,” thotë Avdiu.

“From Zero to Hero” fillon më 7 shtator në Prishtinë.

Grupe të vogla

Fokus në praktikë

Vendet janë të limitume

Për informata dhe regjistrim, të interesuarit mund të kontaktojnë përmes

Facebook, Instagram të Pixels ose WhatsApp+38349502422

From Zero to Hero
Mëso kamerën. Krijo video. Trego histori.