Superkompjuteri Opta ka publikuar parashikimet e para për sezonin e ri të Ligës së Kampionëve, dhe ato sjellin tregues shqetësues për klubet spanjolle përpara fazës së ligës që fillon të martën e ardhshme.

Arsenal dhe Bayern Munich shihen si favoritët kryesorë për triumfin në edicionin 2026/27, ndërsa Manchester City, PSG dhe Barcelona renditen menjëherë pas tyre.


Edhe pse sezoni i ri i Ligës së Kampionëve sapo ka nisur, superkompjuteri i Opta-s ka publikuar parashikimin e tij për ekipet që kanë më shumë gjasa të shkojnë deri në fund të garës.

Sipas simulimeve, Arsenali është favoriti kryesor për të fituar trofeun, me 21.2 për qind gjasa për t’u shpallur kampion i Evropës. “Topçinjtë” kanë gjithashtu 93.1 për qind mundësi për të kaluar fazën e ligës dhe 34.7 për qind shanse për të arritur në finale.

Menjëherë pas Arsenalit renditet Bayern Munich, me 19.9 për qind mundësi për triumf, ndërsa Manchester City është i treti me 12 për qind.

Paris Saint-Germain ka 7.7 për qind shanse për të mbrojtur ose fituar trofeun, ndërsa Barcelona renditet pas kampionëve francezë me 7 për qind mundësi.

Në mesin e 10 ekipeve me më së shumti gjasa për triumf janë edhe Real Madrid dhe Liverpooli, të dyja me nga 5.1 për qind, ndërsa pas tyre vijnë Manchester United me 3.7 për qind, Interi me 3.4 për qind dhe Aston Villa me 2 për qind.

Ekipet që vijnë nga vendi i 11-të deri të vendi i 24-të janë Borussia Dortmund, AS Roma, Sporting Lisbona, Club Brugge, Porto, Como, Stuttgart, Bodo/Glimt, Atletico Madrid, Lens, PSV Eindhoven, RB Leipzig, Napoli dhe Fenerbahce.

Në anën tjetër, ekipet që pritet të eliminohen parashikohet të jenë Villarreal, Slavia Praga, Lille, Real Betis, Galatasaray, Viking, AEK Athina, LASK, Feyenoord, Slovan Bratislava, Sabah dhe Shakhtar Donetsk. /Telegrafi/


telegrafi sport app