eksperti-banner

Për herë të parë në historinë e Kupës së Botës, FIFA ka prezantuar jo një, por tri maskota zyrtare për turneun që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.

Maskotat janë krijuar për të përfaqësuar secilin nga vendet organizatore dhe për të pasqyruar kulturën, trashëgiminë dhe identitetin e tyre kombëtar.


Maskota e Kanadasë është Maple, një drer kanadez (moose) që simbolizon forcën dhe karakterin e vendit. Meksika përfaqësohet nga Zayu, një jaguar i frymëzuar nga trashëgimia e pasur kulturore e rajonit, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë si maskotë Clutch, një shqiponjë tullace, simbol kombëtar i SHBA-së.

Sipas FIFA-s, tri personazhet janë krijuar për të promovuar mesazhe të unitetit, diversitetit dhe pasionit për futbollin. A

to do të jenë pjesë e aktiviteteve promovuese, ceremonive dhe produkteve zyrtare të turneut, duke shoqëruar tifozët gjatë gjithë Kupës së Botës 2026.

Prezenca e tri maskotave pasqyron edhe natyrën e veçantë të këtij edicioni, i cili do të jetë Kupa e parë e Botës e organizuar nga tre shtete dhe turneu i parë me 48 kombëtare pjesëmarrëse.

FIFA vlerëson se Maple, Zayu dhe Clutch do të bëhen figura ikonike të një prej ngjarjeve sportive më të mëdha të dekadës.

telegrafi sport app