Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri për librin, BookFest vazhdon rrugëtimin e tij. Nga 24 korriku deri më 2 gusht, edicioni i katërt i festivalit të librit organizuar nga Libraria Dukagjini zbarkon në Albi Mall në Gjilan, duke sjellë të njëjtën përvojë unike për lexuesit e qytetit dhe më gjerë.

Për dhjetë ditë me radhë, vizitorët do të kenë mundësinë të përfitojnë nga një përzgjedhje e gjerë librash me zbritje speciale deri në 50%, duke pasuruar bibliotekën e tyre personale me tituj nga zhanre të ndryshme, në çmime më të favorshme se kurrë. Kjo është gjithashtu koha ideale për të zgjedhur librin që do t'ju shoqërojë gjatë pushimeve verore, qoftë një bestseller, një klasik i letërsisë apo një libër për fëmijë.


Përveç ofertave, BookFest sjell edhe aktivitete interaktive që e bëjnë përvojën edhe më të veçantë. Vizitorët mund të provojnë fatin në Jump and Grab a Book, ku kërcimi mund të shpërblehet me dhurata unike, si dhe në Lucky Bookmark, ku pas çdo blerjeje mund të gjenden ndarës faqesh me shpërblime surprizë. Programi përfshin gjithashtu aktivitete kreative dhe argëtuese për fëmijë, duke e kthyer BookFest-in në një destinacion ideal për të gjithë familjen.

Ju ftojmë të na vizitoni nga 24 korriku deri më 2 gusht në Albi Mall në Gjilan dhe të bëheni pjesë e një feste ku libri, lexuesi dhe përvoja e bukur e leximit bashkohen në një vend. Mirë se vini në BookFest 2026!