Pas videos së përleshjes me Jozin, Rogert Sterkaj me mesazh të fortë për Edin: Mbaje kokën lart

Gazetari dhe njëherësh ish-banori i Big Brother VIP Albania, Rogert Sterkaj, ka reaguar pas raportimeve të bujshme lidhur me konfliktin mes Jozit dhe Edit.
Sterkaj ka bërë një postim mbështetës për Edin, pas pamjeve të konfliktit, të cilat ky i fundit i kishte publikuar vetë në rrjetet sociale.
“Mbaje kokën lart vëlla i dashtun. Asgjë për t’u turpëruar. Familja jote dhe Kosova duhet të jenë krenarë për djalin e tyne!”, ka shkruar Rogerti në postimin e tij në Instagram.
Konflikti mes Jozit dhe Edit ka bërë bujë gjatë ditëve të fundit, ndërsa në rrjetet sociale kanë qarkulluar aludime të shumta lidhur me atë që ka ndodhur.
Megjithatë, gjatë ditës së djeshme, vetë Edi ka publikuar një video, për të cilën pretendon se tregon përleshjen fizike mes tij dhe Jozit. Pamjet kanë marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale.
Në videon e publikuar nga Edi, shihet Jozi, ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, duke u përfshirë në një përleshje fizike me influencuesin nga Juniku, i njohur për pjesëmarrjen në Big Brother VIP Kosova 3 dhe më pas në Big Brother VIP Kosova 4.
Krahas videos, Edi ka vendosur edhe një mbishkrim, përmes të cilit ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me incidentin.
“Pabesia dhe tradhtia kanë rrëzuar edhe mbretër! 15 me 1 në konakun e tyre! Shikim të këndshëm”, ka shkruar Edi në mbishkrimin e videos.
















































