LAJMI I FUNDIT:

Thellësia e çmendur e skuadrës së Real Madridit për sezonin 2022/23 dëshmon se një epokë e re dominimi po fillon

Thellësia e çmendur e skuadrës së Real Madridit për sezonin 2022/23 dëshmon se një epokë e re dominimi po fillon

Real Madridi do ta fillojë sezonin e ardhshëm me një nga skuadrat më të mira në Evropë dhe ata mund të dominojnë në çdo garë për vitet në vijim, shkaku i emrave të shumtë në ekip.  

Skuadra e Carlo Ancelottit fitoi pa shumë vështirës titullin në La Liga këtë sezon, por fitoi edhe Ligën e Kampionëve pas një ecurie jashtëzakonisht të vështirë deri në finale.


Los Blancos eliminuan Paris Saint-Germain, ish-kampionin Chelsean dhe Manchester Cityn përpara se të mposhtnin Liverpool në Saint-Denis fundjavën e kaluar.

Pjesa e frikshme është se kjo nuk është as forma përfundimtare e Realit Madridit. Ata do të bëhen shumë më të mirë.

Këtë verë do të shohim një numër lojtarësh më të vjetër që do të largohen pas shumë vitesh shërbimi në Santiago Bernabeu.

Kapiteni i klubit, Marcelo do të largohet si lojtar i lirë ashtu si edhe Isco dhe Gareth Bale.

"Jam i emocionuar, mezi pres të luaj për këtë klub të madh”, fjalët e para të Rudiger si lojtar i Real Madridit
Lexo po ashtu "Jam i emocionuar, mezi pres të luaj për këtë klub të madh”, fjalët e para të Rudiger si lojtar i Real Madridit

Së bashku, treshja ka 33 vite shërbim dhe 63 trofe. Megjithatë, ndikimi i tyre në këtë sezon ka qenë minimal dhe tashmë ka një përtëritje të skuadrës.

Vinicius Jr është bërë lojtari që të gjithë prisnim të ishte dhe ka një mirëkuptim të bujshëm me sulmuesin veteran Karim Benzema.

Në krahun e kundërt janë Marco Asensio dhe Rodrygo Goes, me këtë të fundit që rezulton të jetë vendimtar në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Kjo nuk po merr parasysh as Eden Hazard, i cili është i vendosur të rikthehet në gjendje të plotë fizike dhe të tregoj vlerat e tij me fanellën e Los Blancos.

Mesfusha është vendi ku gjërat bëhen shumë interesante.

Luka Modric, Toni Kroos dhe Casemiro plotësojnë njëri-tjetrin bukur, por ka një brez të ri gati të shpërthejë.

Federico Valverde asistoi golin fitues për Vinicius Jr kundër Liverpoolit dhe adoleshenti Eduardo Camavinga bëri përshtypje pasi u bashkua nga Rennes verën e kaluar.

Mund të ketë një tjetër francez të ri që do të arrijë këtë verë, Aurelien Tchouameni, me superyllin e Monacos që thuhet se është afër marrëveshjes për kushtet personale.

Planet e transferimeve të Real Madridit pasi synojnë të bëhen sërish kampion të Evropës - Perez e Ancelotti i kanë menduar edhe detajet e vogla
Lexo po ashtu Planet e transferimeve të Real Madridit pasi synojnë të bëhen sërish kampion të Evropës - Perez e Ancelotti i kanë menduar edhe detajet e vogla

Një njeri që patjetër do të jetë në kryeqytetin spanjoll është Antonio Rudiger, i cili ka ardhur si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Chelsean.

Megjithatë, ai do të ketë një punë të vështirë për të hequr nga formacioni David Alaba ose Eder Militao, dy lojtarë që shkëlqyen duke pasuar dyshen e famshme Sergio Ramos dhe Raphael Varane.

Mbrojtësit e krahut dhe portieri janë mjaft të vendosur falë besueshmërisë në emra si Ferland Mendy, Dani Carvajal dhe Thibaut Courtois.

Nuk përjashtohet mundësia që presidenti Florentino Perez të shpenzojë më shumë para këtë verë, duke pasur parasysh dështimin për transferimin e superyllit të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.

Vetëm imagjinoni sa të mirë do të kishin qenë nëse do ta merrnin atë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Ndërkombëtare
Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

La Liga
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Kalo në kategori