Hazard, Salah, Modric dhe Mahrez – Këto janë 15-të transferimet më të mira të dekadës
Mediumi i njohur sportiv Goal.com ka zgjedhur 15 transferimet që sipas tyre janë më të mirat e dekadës së fundit, ndërsa në fund shtojnë edhe disa emra që shumë lehtë mund të kishin qenë në listë.
Gjatë dekadës së fundit janë bërë shumë transferime të mëdha interesante, ndërsa disa herë është thyer edhe rekordi i tyre nga shifrat e paguara.
Megjithatë, Goal.com ka zgjedhur 15 marrëveshjet më të mira të 10 viteve të fundit – pa përjashtuar transferimet e lira – duke marrë parasysh çmimin, performancën, suksesin dhe vlerën e shitjes.
Alisson: Nga Roma te Liverpooli – 72 milionë euro
Ai mund të jetë bërë portieri më i shtrenjtë i të gjitha kohërave kur nënshkroi nga Roma, por Alisson e ka merituar çmimin e tij të madh që nga arritja nga Italia.
Portieri brazilian ka bërë pritje të mëdha gjatë sezonit të kaluar duke ndihmuar klubin e Jurgen Klopp të fitojë Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.
Përfundimi i sezoni të tij të parë në Ligën Premier vjen me 17 ndeshje me portë të paprekur dhe çmimin ‘doreza e artë’ dhe Alisson u bë shpejt i preferuar në Anfield.
David Silva: Nga Valencia te Manchester City – 29 milionë euro
Që kur arriti nga Valencia në vitin 2010, David Silva ka qenë në zemër të Manchester Cityt si lojtari kryesor në triumfet e tyre në Ligën Premier.
Përshtatshmëria e mesfushorit dhe loja e gjithanshme ka qenë një gur themeli për suksesin e Cityt gjatë dekadës së kaluar me ndikimin e tij që tejkalon shumën prej 29 milionë të paguara për ta sjellë atë në Etihad.
Ndërsa shpesh anashkalohet për çmime individuale, Silva ka qenë gjithmonë lojtar skuadre dhe pritet të largohet sezonin e ardhshëm.
Jadon Sancho: Nga Manchester City te Borussia Dortmund – 8 milionë euro
Një nga futbollistët më të kërkuar në botë tani, Jadon Sancho, u zgjodh nga Borussia Dortmund në një pazar maestral.
Nënshkruar për vetëm tetë milionë euro nga City në vitin 2017, Sancho ka shkëlqyer në Bundesliga dhe ka zënë vendin tashmë vendin në kombëtaren e Anglisë.
19-vjeçari ndihmoi Dortmundin në fitimin e Superkupës së Gjermanisë në fillim të këtij viti me një gol dhe një asistim në fitoren 2-0 ndaj Bayern Munich në procesin që çimenton statusin e tij si një nga talentet më të ndritshëm në futboll.
Tani Sancho duket se do të shitet në muajt e ardhshëm për një shumë më të madhe se dhjetëfish, duke e bërë atë një investim shumë të zgjuar për Dortmundin.
Toni Kroos: Nga Bayern Munich te Real Madrid – 25 milionë euro
I përshkruar nga Zinedine Zidane si “lidhja e humbur” e Real Madridit në 2015, Kroos ka vazhduar të justifikojë pretendimin e madh të Zizou dhe të bashkojë ekipin në fushë.
Mesfushori gjerman ka ndihmuar Los Blancos drejt triumfit në tre Liga të Kampionëve radhazi dhe një titull të La Liga që nga ardhja e tij nga Bayern Munich në 2014 për një çmimi më pak se të konsiderueshëm sipas standardeve të sotme.
Pasimet e sakta dhe vizioni i Kroosit është njëri nga më të mirët në Evropë dhe në moshën 29-vjeçare, ai vazhdon të jetë kyç për Realin në vitet në vazhdim.
Marc-Andre Ter Stegen: Nga Borussia Monchengladbach te Barcelona – 12 milionë euro
Pas një fillimi ‘tronditës’ në Camp Nou nga Bundesliga, Ter Stegen ka vazhduar të bëhet si njëri nga lojtarët më të rëndësishëm të Barcelonës.
Dy sezonet e kaluara kanë qenë veçanërisht mbresëlënëse për portierin gjerman, duke qenë vendimtar në sukseset e klubit katalunas.
Për të shtuar edhe një vlerë nën petkun e tij, Ter Stegen tani po tregon mjaft aftësi me topin në këmbët e tij dhe tashmë ka dy asistime këtë sezon në La Liga.
Me një portier të klasit botëror që kushton afër nëntë shifra në tregun aktual, blerja e Ter Stegen nga Barca në vitin 2014 llogaritet si goditje e madhe.
N’Golo Kante: Nga Caen në Leicester City – 9 milionë euro
Francezi ishte një ‘shkëmb’ në skuadrën e Dhelprave, ku ata fituan titullin tronditës në Ligën Premier në vitin 2016 me Kanten në krye të ekipit.
Chelsea erdhi në mënyrë të pashmangshme në sezonin pasues duke e blerë atë për 35 milionë funte dhe ky doli të jetë Pazar i mirë për Leicesterin.
Diego Godin: Nga Villarreal te Atletico Madrid – 8 milionë euro
Duke marrë parasysh stilin e lojës së Atletico Madridit këtë dekadë, nuk është ekzagjerim të thuash që Godin ka qenë themeli i besueshëm i klubit për pjesën më të madhe të tij.
Qendërmbrojtësi uruguaian ishte thelbësor për të çimentuar mbrojtjen e fortë të Diego Simeones, me vetë Godinin që do të bëhej yll. Ai u emërua mbrojtësi më i mirë i La Liga në sezonin 2015-16 ndërsa u zgjodh edhe tre herë në skuadrën e vitit në Ligën e Kampionëve.
Ndërsa Atletico e la të shkojë falas gjatë verës te Interi, ajo që u dha atyre gjatë nëntë sezoneve tejkaloi tetë milionë eurot që i paguanin Villarrealit në 2010.
Gjatë kohës së Godin në Madrid, ai luajti një pjesë kryesore në dy triumfet e klubit në Ligën e Evropës, një titull të La Liga dhe dy finale të Ligës së Kampionëve.
Sadio Mane: Nga Southampton te Liverpool – 34 milionë euro
I konsideruar si e pafat nga disa që humbi Topin e Artë këtë vit, nuk mund të dyshohet se sa i mirë ishte Sadio Mane për Liverpoolin.
Duke u bashkuar nga Southampton në vitin 2016, reprezentuesit i Senegalit ka qenë pjesë thelbësore e sulmit të Jurgen Klopp, duke luajtur një rol kryesor në suksesin e klubit në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.
Një fitues i përbashkët i sezonit të fundit i ‘këpucës së artë’ në Ligën Premier, eksploziviteti dhe puna e madhe Manes është e vështirë për të rivalizuar.
I parë nga disa si ‘bast’ disa vjet më parë, 27-vjeçari tani është një nga golashënuesit më të mëdhenj përreth ndërsa vazhdon të drejtojë Reds drejt një titulli të ligës së parë që nga viti 1990.
Jamie Vardy: Nga Fleetwood Town te Leicester City – 1 milion euro
Nga skajet e futbollit anglez në skenën qendrore, Vardy mori hovin në Ligën Premier në sezonin 2015-16 duke u shpallur gjithashtu kampion me Leicester Cityn.
24 golat e tij atë sezon dhuruan një titull surprizë për Dhelprat dhe sulmuesi nuk ka të ndalur së shënuari që prej asaj kohe.
Aktualisht udhëheq garën e golashënuesve këtë sezon dhe Vardy vazhdon të nxjerrë në pah atë që ishte një nënshkrim i zgjuar nga Leicester në vitin 2012.
Sergio Aguero: Nga Atletico Madridi te Manchester City – 40 milion euro
Ai mund të mos ketë ardhur i lirë në vitin 2011, por çmimi i Agueros u harrua shumë shpejt në Etihad dhe ai vazhdoi të tregoj vlera të mahnitshme përpara golit për Manchester Cityn.
Nga shënimi i debutimit, tek golit i paharrueshëm që i siguroi Cityt titullin dramatik të Ligës Premier në sezonin 2011-12, argjentinasit iu desh vetëm një sezon për të shlyer çmimin e tij të transferimit.
Tre tituj të tjerë vendor kanë ndjekur mirësjelljen e golave të Agueros, me sulmuesin që vetëm një herë nuk arriti të shënojë 20 ose më shumë gola në një sezon të vetëm për Cityn që nga ardhja e tij në klub.
Eden Hazard: Nga Lille te Chelsea – 35 milionë euro
Pas një sezoni të fundit të madh në Ligue 1 me Lille, Hazard u soll në Stamford Bridge në vitin 2012 për 35 milionë euro.
Në shtatë sezonet që pasuan, belgu do të bëhej ylli i padiskutueshëm i klubit, duke u dëshmuar kyç në dy triumfet e Bluve në Ligën Premier, dy tituj të Ligës së Evropës dhe një Kupë FA .
Në vitin 2019, Chelsea i lejoi Hazardit të përmbushë ëndrrën e tij transferimin në Real Madrid për një transferim që kushtoi 100 milionë euro – një fitim shumë i dobishëm për një lojtar që dha aq shumë.
Luka Modric: Nga Tottenhami te Real Madrid – 35 milionë euro
Nënshkrimi i një fituesi të ardhshëm të Topit të Artë për vetëm 35 milionë euro sot do të ishte marrëveshja e ëndrrave të çdo klubi dhe kjo është pikërisht ajo që Real Madridi realizoi me blerjen e Modric në vitin 2012.
Kroati u bë shpejt lider për skuadrën e Realit, ku dy herë u votua si mesfushori më i mirë në La Liga , përpara se të fitonte Topin e Artë në 2018.
Katër titujt e Los Blancos në Ligën e Kampionëve që nga ardhja e Modric nuk kanë qenë rastësi as me shkallën e tij të jashtëzakonshme të punës dhe stilin e tij që hapin derën për yjet sulmuese të klubit të shkëlqejnë dhe të pushtojnë në Evropë.
Riyad Mahrez: Nga Le Havre te Leicester City – 500 mijë euro
Pas një karriere më pak shkëlqyese në Ligue 2, Leicester City mori një ‘bast’ tek algjeriani Mahrez në vitin 2014 dhe e goditi çmimin e parë.
Mahrez ndihmoi promovimin e Dhelprave në Ligën Premier dhe luajti një rol vendimtar në sezonin mahnitës të klubit 2015-16 duke shënuar 17 gola të ligës, në vitin ku fituan titullin kampion.
Dy sezone më të ngurta, nëse jo aq spektakolare, do të pasonin lojtarin para se Leicesteri të pranonte vlerën e një pagese prej 60 milionë eurosh nga Manchester City .
Një fitim mahnitës dhe një trofe i fituar e bëjnë Mahrezin një nga blerjet e goditura të dekadës.
Raphael Varane: Nga Lens te Real Madridi – 10 milionë euro
Katër trofe të Ligës së Kampionëve, dy tituj të La Ligës dhe një Kupë e Botës; karriera e Varane është bërë sinonim i suksesit që nga transferimi i tij te Reali në 2011.
Duke arritur me një tarifë modeste prej vetëm 10 milionë eurosh nga Franca, qendërmbrojtësi ka luajtur një rol kryesor në mbrojtje për një ekip ‘pushtuesish’ gjatë dekadës së fundit.
Ju vetëm duhet të shikoni blerjen e Virgil van Dijk nga Reds për të kuptuar rëndësinë e një qendërmbrojtësi cilësor dhe çfarë ishte një ‘vjedhje’ e Varane për Los Blancos.
Mohamed Salah: Nga Roma te Liverpooli – 42 milionë euro
Duke pasur parasysh përpjekjet e tyre për të përmbushur rregullat e Fair Play Financiar të UEFA-s, Roma u la pa mundësi tjetër përveç që të arkëtojnë para nga shitja e Salah përpara 30 qershorit të vitit 2018.
Liverpooli shfrytëzoi situatën në mënyrë të shkëlqyeshme, duke bindur Giallorossët të marrin paratë për ta lënë egjiptianin të transferohej në Anfield për 42 milionë euro.
Sidoqoftë, madje as Reds nuk mund ta imagjinonin sesa i volitshëm do të dëshmohej Salah, me sulmuesin që theu rekordin e shënimit të golave në Ligën Premier për një sezon të vetëm, para se të ndihmonte skuadrën e Jurgen Klopp të fitojë Ligën e Kampionëve në sezonin e fundit.
Emra tjerë që vlen të përmenden si transferime të mëdha
Ka qenë një dekadë e ngjeshur në tregun e transferimeve dhe një numër blerjesh të suksesshme kanë munguar në listën tonë të ngushtë përfundimtare.
Virgil van Dijk ishte i pafat për të mos u bashkuar me bashkëlojtarët e tij të Liverpoolit: Alisson, Salah dhe Mane në ‘top 15’, pasi kishte transformuar plotësisht mbrojtjen e Reds që nga ardhja e tij nga Southampton për 75 milionë.
Kalimi i Luis Suarezit te Barcelona ka qenë gjithashtu një sukses, por ai nuk erdhi i lirë.
Për sa i përket blerjeve të volitshme, Dusan Tadic te Ajax dhe Serge Gnabry te Bayern Munich të dy meritojnë një përmendje të veçantë.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve
“Mendoj se jam një lojtar mjaft i kompletuar”, Casado i thurë lëvdata vetes
“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar
Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”
Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje