LAJMI I FUNDIT:

Tepihu i kuq u shtrua për ata, e deputetët nuk e lanë mangut – ishin shumë elegantë! (Foto)

Tepihu i kuq u shtrua për ata, e deputetët nuk e lanë mangut – ishin shumë elegantë! (Foto)
Albiun Kurti - VV

Ishte menduar të jetë seancë solemne ku do të zgjidhej kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.

Për ata edhe u shtrua tepihu i kuq në të cilin do të ecin deputetët e rinj. E këta të fundit ishin kujdesur të vishen sa më bukur për ditën kur do mbahej seanca konstituive.


Deputetet gra janë përkujdesur për dukjen e tyre duke u rregulluar me grim dhe rroba të bukura. Por keq nuk e kanë lënë as deputetët meshkuj.

Sidomos binin në sy ata të Vetëvendosjes që për dallim nga legjislaturat e kaluara kësaj radhe shumica nga ta kishin vendos kravata.

Lideri i VV-së Albin Kurti kishte vendosur kravatë të kuqe, pa harruar simbolin e shqiponjës në setër. Kështu kanë vepruar edhe deputetët tjerë të VV-së.

Madje deputeti më i moçëm Adem Mikullovci kishte vendosur kravatën me ngjyrat e flamurit kuq e zi.

Sikurse lideri i tyre kravata kanë vendosur edhe kryetari Visar Ymeri, pastaj Dardan Sejdiu dhe Faton Topalli. Njëjtë nuk ka vepruar edhe Dardan Molliqaj dhe Frashër Krasniqi të cilët as në këtë seancë nuk vendosën kravata.

Në sy të binte eleganca e femrave të cilat kishin zgjedhur rroba të bukura për të marrë pjesë në seancë.

Së bashku erdhën edhe disa deputetë të PDK-së.

Andin Hoti dhe Mërgim Lushtaku që për herë të parë do të ulen në ulësen e deputetit dukeshin bukur por pa kravata. Ndërsa vërehej eleganca e deputeteve të kësaj partie Ganimete Musliu dhe Xhevahire Izmaku.

Njëjtë dukeshin sot edhe deputetet tjera si Arbërie Nagavci dhe Fitore Pacolli.

KosovaPress sjell nëpërmjet fotografive pamjet e disa deputetëve të rinj në ditën e seancës konstituive. /kp/

Korab Sejdiu – LAA

Labinot Tahiri – LAA

Adem Mikullovci – VV

Dardan Sejdiu – VV

Albin Kurti – VV

Fatmire Mulhaxha – VV

Fitore Pacolli – VV

Faton Topalli – VV

Arbërie Nagavci – VV

Frashër Krasniqi – VV

Andin Hoti – PDK

Xhevahire Izmaku – PDK

Ganimete Musliu – PDK

Evgjeni Thaçi (djathtë) – PDK

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Kalo në kategori