LAJMI I FUNDIT:

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Njohësi i fushës së arsimit, Jonuz Salihaj, teksa ka komentuar vendimin e Universitetit të Prishtinës për pezullimin nga puna të profesorit të Fakultetit të Edukimit, Xhevat Krasniqi, i dyshuar për ngacmim seksual, ka kujtuar kohën kur ai ka qenë student në UP.

Sipas tij, në vitet e ‘70-a profesorët e UP-së kanë pasur shtretër në kabinetet e tyre.


“Edhe përpara profesorët e Universitetit të Prishtinës nëpër kabinetet e tyre kanë pasur shtretër, po flas për vitet e ‘70 kur unë kam qenë student. Çdo njësi akademike ka pas një ose dy ngacmues që e kanë ditë krejt studentët edhe personeli dhe shokët e tij. E kanë ditë që ai ngacmon. E kanë ditë që ai çon në kabinet”, ka thënë Salihaj në emsionin “Kallxo Pernime”.

Në këtë rast, Salihaj ka treguar një rast të një koleges së tij, e cila thotë se është ngacmuar nga një profesor i UP-së në atë kohë.

“Unë kam pasë kolege që është ngacmu. Ka ardh te unë është anku dhe mandej e kemi zgjidhë problemin. E kemi zgjidhë problemin që profesori ka heq dorë se studentja ka qenë këmbëngulëse, s’ka pranu kurrqysh edhe ajo ka diplomu”, ka treguar Salihaj.

Më 23.04.2024, Krasniqin e ka pezulluar nga puna rektori i UP-së, Qerim Qerimi pas rekomandimit të Këshillit të Etikës së UP-së që ai të jetë i pezulluar derisa të përfundojnë veprimet hetuese nga ana e Prokurorisë së Shtetit lidhur me denoncimin për ngacmim seksual.

Sa i përket vendimit të UP-së për pezullimin nga puna të profesorit Krasniqi, i cili u denoncua nga 27 studente të Mjekësisë për ngacmim seksual, Salihaj mendon se UP-ja “ka kalkuluar shumë.”

“Mendoj që UP-ja ka kalkulu shumë, është zgjatë shumë vendimi. Kolegialiteti i tyre si duket është parësor, me mbrojtë kolegun”, tha ai.

Salihaj është shprehur se u beson deklarimeve që studentet e Mjekësisë kanë bërë ndaj Krasniqit kur e kanë denoncuar për ngacmim seksual.

“Kur kemi të bëjmë me një grup prej 27-ve është vështirë me i ngelizhu këto deklarata edhe p.sh nëse ato janë në gjendje me dëshmu, sigurisht që kanë pësu diçka”, ka theksuar Salihaj.

Salihaj po ashtu ka kujtuar vitetet e ‘90-a, kur profesori Krasniqi ka qenë punëtor në shkollën e mesme “Gjin Gazulli”, në Prishtinë.

“(Xhevat Krasniqi) Ka qenë punëtor imi në kohën kur kam qenë drejtor në gjimnazin “Gjin Gazulli”. Ka qenë djalë i ri dhe nuk ka qenë njeri problematik, i ka mbajtë orët e veta, por ka pas probleme me metodologji në mësimdhënie, nuk ka qenë shumë i qartë”, tha Salihaj.

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Lexo po ashtu Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Dekani i Fakultetit të Edukimit në UP, Blerim Saqipi ka njoftuar se profesori Xhevat Krasniqi punon në Fakultetin e Edukimit nga vitet 2004-2005, në fushën e matematikës.

Ndërsa, nga Fakulteti i Mjekësisë  kanë thënë se profesori Krasniqi ka qenë i angazhuar në këtë Fakultet përafërsisht nga viti akademik 2016/2017, ku ka ligjëruar lëndën e matematikës në programin e Farmacisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori