LAJMI I FUNDIT:

Sopranoja e njohur shqiptare, Elbenita Kajtazi themelon një bursë për studentët shqiptarë në Gjermani

Sopranoja e njohur shqiptare, Elbenita Kajtazi themelon një bursë për studentët shqiptarë në Gjermani

Sopranoja nga Kosova, Elbenita Kajtazi, ka nëntë vjet që jeton në Gjermani dhe është një emër shumë i njohur atje.

Këngëtarja e muzikës operistike ka ngjitur skena të mëdha në botë, duke fituar edhe çmime.


Përmes një njoftimi që ka bërë në llogarinë e saj në Facebook, Elbenita tregon që ka themeluar një bursë për studentë shqiptarë, të cilët studiojnë në një nga degët e arteve në Gjermani.

Foto: Elbenita Kajtazi/FaceBook

Postimi i plotë i Elbenitës në FaceBook (pa ndërhyrje):

“Suksesi im i deritanishëm është rezultat i mbështetjes së madhe që kam marrë nga shumë njerëz, të cilët sot i konsideroj familje. Një ndër të parët që besoi shumë në mua ishte profesori im i nderuar, tashmë i ndjerë, Bajar Berisha.
Ka dhjetë vite që jetoj dhe veproj në Gjermani dhe gjatë kësaj kohe kam ndihmuar dhe përkrahur studentë të ndryshëm, që sot edhe bëjnë karrierë nëpër botë. Këtë përkrahje mendova ta vazhdoj përmes themelimit të një burse për studentë shqiptarë nga të gjitha trojet tona, të cilët studiojnë në një nga degët e arteve të bukura në Gjermani.
Si falënderim dhe mirnjohje për mbështetjen e pakursyer që kam marrë nga profesori dhe dirigjenti ynë i mirënjohur Bajar Berisha, kam vendosur që bursën ta emërtoj “Bajar Berisha Stipendium”.
Me përkrahjen e shumë miqve tanë artdashës dhe sponsorëve të shtëpive operistike në Gjermani, mbrëmë është mbajtur koncerti inaugurues i kësaj nisme, ku edhe u mblodhën gjithsej 14.000 Euro.
Fituesi i parë i këtij edicioni është kontrabasisti Fitim Ukiqi, student i mrekullueshëm i cili studion në Akademinë muzikore në Darmstadt, Gjermani. Studentë si Fitimi, të përkushtuar dhe të cilët nuk heqin dorë kurrë nga ëndrrat e tyre, pa marrë parasysh, se përpara çfarë sfidash gjenden, meritojnë t’i përkrahim. Talentë të tillë si Fitimi do të jenë përfitues të edicioneve të ardhshme.
Dua të falënderoj nga zemra të gjithë miqt dhe përkrahësit e mi që besuan në synimin tim dhe nuk më lëshuan dorën në këtë iniciativë dhe e bënë të mundur realizimin e kësaj nisme: Leonie dhe Lars Bogdahn, The Studios Brand Design, Organizatën ODA e.V. Hamburg, në krye më Muhamet Idrizin, bashkëshortin tim Ardian Gega i cili kësaj mbrëmje i kushtoi veprën “Trembem” për soprano, kontrabas dhe piano, me tekst të Emin H. Daka, pianisten e mrekullueshme shqiptare Elda Laro, e cila iu bashkëngjit kësaj iniciative me shumë përkushtim, pianisten Camille Lemonnier, si dhe Albert Bisakun, i cili mahniti të ftuarit gjermanë me ushqime tradicionale shqiptare.
Në ditët e ardhshme do t’i ndajmë me ju të gjitha informacionet e nevojshme për mënyrën e aplikimit për të fituar bursën për vitin 2025”, thuhet në postim.

Kujtojmë që Elbenita Kajtazi është këngëtarja e parë nga Kosova që mori pjesë në garën e operës dhe të këngës “BBC Cardiff Singer of the World”. /Telegrafi/

Foto: Elbenita Kajtazi/FaceBook
Foto: Elbenita Kajtazi/FaceBook
Foto: Elbenita Kajtazi/FaceBook

Në trend Magazina

Më shumë
Nis festivali madhështor

Nis festivali madhështor "Eurovision Song Contest" - këto janë vendet që garojnë sonte

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Ermal Fejzullahu ka një kërkesë për shqiptarët që jetojnë në Itali

Ermal Fejzullahu ka një kërkesë për shqiptarët që jetojnë në Itali

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Kalo në kategori