LAJMI I FUNDIT:

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, iu drejtua anëtarëve të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës përmes video-konferencës gjatë një takimi virtual më 26 prill.

Dhe gjatë këtij fjalimi, ai ka theksuar rolin e tyre në ruajtjen e botës dhe ka bërë thirrje për partnerët që të furnizojnë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë, sisteme Patriot, municione dhe armë të tjera, shkruan Ukrinform, përcjell Telegrafi.


“Të dashur miq! Ju lutemi mos harroni atë që po vendosni. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me furnizimin me armë – ju po vendosni për fatin e botës që ose do të jetojë sipas rregullave që ne të gjithë i njohim ose do të varet vetëm nga mëshira e atyre dhuna e të cilëve është brutale”, vuri në dukje Zelensky.

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Lexo po ashtu Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ai theksoi se regjime të tilla grabitqare, si ai në Rusi, po “rrisin me shpejtësi oreksin e tyre për agresion”.

Kështu, sipas tij, nëse lejohen të kenë sukses në një pjesë të botës, kjo krijon probleme në shumë vende të tjera pasi agresioni “përhapet pa u ndalur”.

“Nëse solidariteti ynë me ju nuk do të kishte funksionuar dhe nëse reagimi juaj ndaj luftës do të kishte mbetur vetëm me fjalë, bota do të duhej të merrej me një Rusi shumë më të fuqishme”, theksoi presidenti i Ukrainës.

Ai vuri në dukje se shumë në mbarë botën ende do të besonin se raketat ruse nuk mund të rrëzohen, se ushtria ruse është e aftë të shkatërrojë pavarësinë e dikujt.

Veç kësaj, sipas tij, shumë nuk do të përpiqeshin të mbrojnë sovranitetin e tyre, nëse nuk do të ishte për shembullin e Ukrainës dhe atyre që e mbështesin atë.

Në këtë drejtim, ai falënderoi edhe një herë partnerët e huaj për ndihmën e dhënë dhe apeloi për armatimin më të nevojshëm dhe efektiv me të cilin Ukraina duhet të furnizohet sa më shpejt.

“Së pari: armë me rreze të gjatë. Asnjë pjesë e territorit të okupuar të Ukrainës nuk duhet të mbetet e sigurt për pushtuesin”, theksoi Zelensky.

Së dyti, sipas presidentit, Ukraina duhet të forcojë aftësitë e saj të mbrojtjes ajrore.

“Ne kemi nevojë urgjente për sistemet dhe raketat Patriot. Kjo është ajo që mund dhe duhet të shpëtojë jetë tani”.

Së treti, Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë nevojë për artileri, vazhdoi kreu i shtetit.

“Raporti një me dhjetë i artilerisë në vendin tonë me atë të ushtrisë ruse e frymëzon Putinin të luftojë”, vuri në dukje Zelensky, përcjell Telegrafi.

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën
Lexo po ashtu SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Ai u bëri thirrje gjithashtu anëtarëve të Grupit të Kontaktit që t’i kushtojnë vëmendje maksimale prodhimit të municioneve, armëve, sistemeve të luftës elektronike si në ndërmarrjet e tyre ashtu edhe në kuadër të projekteve të përbashkëta me Ukrainën.

“Unë jam krenar për ushtarët ukrainas. Secili prej jush e njeh forcën dhe aftësitë e ushtarëve tanë. Ata dinë të fitojnë. Ata duhet të fitojnë. Por mbrojtësit ukrainas kanë nevojë për mbështetjen tuaj të mjaftueshme dhe në kohë – pikërisht atë që do t’ju duhej për të fituar nëse do të ishit ushtarë në këtë luftë”, përfundoi presidenti ukrainas. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori