LAJMI I FUNDIT:

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina ka tërhequr nga vijat e frontit tanket Abrams M1A1 të ofruara nga SHBA-ja për shkak se sulmet me dronët rus e kanë bërë të vështirë për ukrainasit të operojnë pa u zbuluar ose sulmuar, kanë njoftuar dy zyrtarë ushtarak amerikanë.

SHBA-ja ka dërguar 31 Abrams në Ukrainë në janar të vitit 2023 duke argumentuar se tanket 10 milionë dollarëshe ishin jetike në avancimin e ukrainasve në luftë.


Por, që atëherë fushëbeteja ka ndryshuar në mënyrë thelbësore, e veçanërisht nga përdorimi i dronëve.

Këto armë e kanë bërë më të vështirë për Ukrainën mbrojtjen e tankeve. Madje, raportohet se deri më tash pesë nga 31 tanket Abrams janë sulmuar nga rusët.

Bëhet e ditur se për momentin mjetet e blinduara janë zhvendosur nga vijat e frontit ndërsa SHBA-ja do të punojë me ukrainasit për taktika të reja, shkruan VOA, përcjell Telegrafi.

“Kur mendoni për mënyrën se si ka evoluar lufta, armët janë në rrezik në një mjedis ku sistemet ajrore pa pilot ndodhen kudo”, tha zëvendëskryetari i Shtabit të Përbashkët, Christopher Grady.

“Ne do të punojmë me partnerët tanë ukrainas dhe partnerët e tjerë në terren për t’i ndihmuar ata të veprojnë në një mjedis ku gjithçka shihet menjëherë”, shtoi Grady.

Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Lexo po ashtu Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Ndryshe, SHBA-ja së fundmi ka nënshkruar paketën 61 miliardë dollarëshe me ndihma ushtarake për Ukrainën ku përfshihen edhe sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot. Mirëpo, administrata amerikane synon të ofrojë edhe një paketë tjetër me vlerë 6 miliardë dollarë ku përfshihen radarë, automjete taktike, interceptorë Patriot, drone, artileri, municione precize dhe sisteme kundër-drone.

Gjithashtu, pjesë e ndihmës janë edhe fishekë e municione shtesë ku përfshihen edhe mjete rezistente ndaj minave.

SHBA-ja ka konfirmuar se për herë të parë po siguron edhe raketa balistike me rreze të gjatë që do ta lejojnë Ukrainën të godasë thellë në zonat ruse.

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën
Lexo po ashtu SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

E ndërsa dronët mbesin kërcënim i madh, ukrainasit ende nuk kanë miratuar teknika që do t’i mbronin tanket nga sulmet e mundshme.

Edhe pse amerikanët që nga viti 2023 i kanë trajnuar forcat ukrainase në bazën e ushtrisë Grafenwoehr të Gjermanisë se si t’i mirëmbajnë tanket dhe të operojnë me to, Ukraina i ka përdorur ato në një mënyrë të kufizuar, ndërsa tani njofton për tërheqjen e plotë të tankeve nga fushëbetejat. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Kalo në kategori