LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora: Me familjen në shtëpi flasim shqip

Rita Ora: Me familjen në shtëpi flasim shqip
Rita Ora (Foto: Tristan Fewings/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, së fundmi ka dhënë një intervistë të gjatë për revistën Stylist, ku ka folur shumëçka për jetën dhe karrierën e saj.

Ajo është pyetur edhe për origjinën e saj nga Kosova, si edhe për përdorimin e gjuhës shqipe në familjen e saj.

Në pyetjen: ‘Çfarë do të thotë për ty të jesh kosovare? Si të ka formuar kjo në femrën që je në vitin 2018?‘, Rita është përgjigjur:

“Thuajse nuk ka fjalë për ta përshkruar sa krenare jam për origjinën time. Më herët gjatë këtij viti kam performuar në koncertin e dhjetëvjetorit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës dhe ishte një përvojë shumë e mrekullueshme, jo vetëm për mua, por edhe për familjen e time”.

Lajmet për RITA ORËN
Lexo po ashtu Lajmet për RITA ORËN

E pyetur: ‘A flet shqip me familjen tënde?‘, 27-vjeçarja ka thënë: “Po, është tejet e rëndësishme për ne që ta ruajmë këtë”.

Këto ditë (saktësisht më 23 nëntor), Rita e ka publikuar albumin “Phoenix” që është i dyti në karrierën e saj. Ndërsa realizimin e ka bërë shtëpia incizuese, Atlantic Records.

“Your Song”, “Anywhere”, “Girls” e “Let You Love Me” , janë hitet e këtij albumi që tashmë janë publikuar si këngë të veçanta. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BftcLP9HyB7/?utm_source=ig_embed

Në trend Magazina

Më shumë

"Jam goca më me fat në botë" - Heidi Baci ndan fotografi të mrekullueshme krah Romeos

Magazina

"Më ke bërë bllok në Instagram, kam vite që pyes veten pse" - Rike Roçi 'i kërkon llogari' Mc Kreshës

Magazina
“Qaj çdo herë. Personale. Imja” – Mozzik i dedikon këngë Lotinës?

“Qaj çdo herë. Personale. Imja” – Mozzik i dedikon këngë Lotinës?

Magazina
Luiz Ejlli dhe Melinda Ademi sjellin këngën e re “Shqiptare”

Luiz Ejlli dhe Melinda Ademi sjellin këngën e re “Shqiptare”

Magazina
Efi Dhedhes shkëlqen në pushime: Duket tejet fantastike në fotografitë e fundit

Efi Dhedhes shkëlqen në pushime: Duket tejet fantastike në fotografitë e fundit

Magazina
Princesha Kate do ta bëjë sot paraqitjen e parë publike që nga diagnoza me kancer

Princesha Kate do ta bëjë sot paraqitjen e parë publike që nga diagnoza me kancer

Magazina
Kalo në kategori