LAJMI I FUNDIT:

Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier

Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier

Një nga vendimet e VAR-it në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian mes Gjermanisë dhe Skocisë u shfaq në një ekran gjigant në “Allianz Arena” dhe tifozët duan që ai të përdoret edhe në Ligën Premier.

Gjermania e nisi kampanjën e tyre të Euro 2024 me një fitore bindëse me rezulta 5-1 ndaj Skocisë.

Florian Wirtz, Jamal Musiala, Kai Havertz, Niclas Fullkrug dhe Emre Can ishin në listën e golashënuesve teksa nikoqiri i kësaj gare bëri një paraqitje spektakolare.


Skocia nuk kishte asnjë mundësi ndaj ekipit të Julian Nagelsmann dhe gjasat e tyre për të nxjerrë një rezultat pozitiv në këtë takim u zbehën kur mbetën me një lojtar më pak në fushë.

Ryan Porteous mori një karton të kuq direkt për një ndërhyrje të ashpër në Ilkay Gundogan pas rishikimit të aksionit nga sistemi VAR.

Gjyqtari i takimit Clement Turpin gjithashtu rishikoi edhe një tjetër vendim tjetër përmes VAR kur paraprakisht bëri me shenjë për penallti pas ndërhyrjes së Ryan Christie në Jamal Musiala.

Gjermania bindëse në start të Kampionatit Evropian 2024 – mposht me spektakël Skocinë
Lexo po ashtu Gjermania bindëse në start të Kampionatit Evropian 2024 – mposht me spektakël Skocinë

Por pas konsultimit me VAR-in, ai e anuloi vendimin e tij dhe në vend të penalltisë akordoi një gjuajtje të lirë.

Risi ishte se ky vendim i VAR-it u shfaq në ekran aty ku tifozëve iu shpjegua arsyeja e marrjes së këtij vendimi.

“Penalltia anulohet. Faulli ishte shkaktuar nga lojtari i Skocisë me numrin 11  jashtë zonës së penalltisë”, shihej në mesazhin që u shfaq në ekranin gjigant,

Një tifoz tha në platformën X: Ky është një zhvillim i mirë.

Një i dytë tha: Kjo është një fitore e rrallë e UEFA-s.

Një i tretë shtoi: Na duhet kjo në Ligën Premier sezonin e ardhshëm në vend të vetëm ‘Vendimi: Nuk ka penallti’./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është më e rëndësishme se nënshkrimi me Nico Williams' - Koeman fajëson rënien e Barcelonës me trajtimin e legjendave të klubit

“Është më e rëndësishme se nënshkrimi me Nico Williams' - Koeman fajëson rënien e Barcelonës me trajtimin e legjendave të klubit

La Liga
Lëshoi fushën i dëmtuar dhe me lot në sy – trajneri dhe presidenti i klubit flasin për gjendjen e Albion Rrahmanit

Lëshoi fushën i dëmtuar dhe me lot në sy – trajneri dhe presidenti i klubit flasin për gjendjen e Albion Rrahmanit

Ligat tjera
“Do të jetë viti i tij, do të bëhet yll i “Old Trafford”” - Ten Hag ‘harron’ Leny Yoron dhe flet fjalë të mëdha për talentin tjetër të Man Utd

“Do të jetë viti i tij, do të bëhet yll i “Old Trafford”” - Ten Hag ‘harron’ Leny Yoron dhe flet fjalë të mëdha për talentin tjetër të Man Utd

Premier League
Mourinho e do te Fenerbahce njërin nga mesfushorët e preferuar të Guardiolas

Mourinho e do te Fenerbahce njërin nga mesfushorët e preferuar të Guardiolas

Ligat tjera
Zbulohen pagat e lojtarëve në La Liga – dy lojtarë fitojnë më shumë se Mbappe

Zbulohen pagat e lojtarëve në La Liga – dy lojtarë fitojnë më shumë se Mbappe

La Liga
Liverpooli po përgatit ofertën prej 65 milionë eurosh për top yllin e La Ligas

Liverpooli po përgatit ofertën prej 65 milionë eurosh për top yllin e La Ligas

Premier League
Kalo në kategori