Xavi Hernandez ka arritur marrëveshje për t’u bërë përzgjedhësi i ri i Kombëtares së Holandës, raporton Fabrizio Romano.

Ish-trajneri i Barcelonës ka arritur një marrëveshje verbale me Federatën Holandeze të Futbollit të mërkurën, më 12 gusht, për të marrë drejtimin e “Tulipanëve”. Raportimet e fundit bëjnë të ditur se marrëveshja tashmë është kompletuar dhe Xavi do ta marrë zyrtarisht detyrën.


Spanjolli dëshiron që në stafin e tij të jetë edhe ish-sulmuesi i Holandës, Patrick Kluivert.

Kjo do të shënojë rikthimin e Xavit në menaxhimin e futbollit pas një pauze dyvjeçare. Ai u largua nga Barcelona në fund të sezonit 2023/24 dhe që atëherë ka qenë pa një angazhim në pankinë.

Tashmë, Xavi do të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij, këtë herë në krye të një prej kombëtareve më të njohura në Evropë./Telegrafi/

telegrafi sport app