“Marre duhet me ju ardhë, turp për votat që i keni”, njëri nga protestuesit i drejtohet Bedri Hamzës

Para objektit të Kuvendit të Kosovës njëri nga protestuesit u është drejtuar me tone të ashpra kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, si dhe deputetit Enver Hoxhaj.
Teksa zyrtarët e PDK-së po dilnin nga objekti i Kuvendit, protestuesi u bërtiti duke shprehur pakënaqësinë e tij ndaj përfaqësuesve politikë.
“Marre duhet me ju ardhë, turp për votat që i keni se duheni me na përfaqësu”, dëgjohet duke thënë protestuesi, ndërsa fjalët e tij ishin të drejtuara ndaj Bedri Hamzës dhe Enver Hoxhaj.
Ndryshe, sot po mabahet seanca e parë legjislative nga zdhedhjet e parakohshme paralmentare të 7 qershorit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
3 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


































