Gramos Krasniqi, i njohur në skenën muzikore si “Mossi”, është arrestuar sot në Prishtinë.

Sipas burimeve të Klan Kosova, Mossi është arrestuar pasi është kapur me armë në Prishtinë.


Rasti ka tërhequr vëmendje edhe për shkak të një videoje të publikuar nga artisti në rrjetet sociale pak ditë më parë.

Në këtë video, Mossi dyshohet se kishte kërcënuar Policinë e Kosovës.

Pas arrestimit të tij, rasti është marrë në trajtim nga organet kompetente.

Ndërkohë, pritet që autoritetet të japin më shumë detaje lidhur me rrethanat e arrestimit dhe veprimet e mëtejshme në kuadër të hetimeve. /Telegrafi/