LAJMI I FUNDIT:

Përditësimi i fundit: Vlera e klubeve të Superligës së Kosovës dhe 15 lojtarët më të vlefshëm

Përditësimi i fundit: Vlera e klubeve të Superligës së Kosovës dhe 15 lojtarët më të vlefshëm

Faqja e specializuar e statistikave dhe transferimeve, Transfermarkt ka bërë sot (e martë) përditësimin e fundit në Superligën e Kosovës, duke vendosur vlera të reja për klubet dhe lojtarët.

Pas përfundimit të sezonit 2022/23 dhe afrimit të nisjes së sezonit të ri, klubet tashmë kanë kryer thuajse të gjitha transferimet në hyrje dhe dalje.


Kështu, faqja e specializuar e statistikave dhe transferimeve, Transfermarkt ka bërë sot (e martë) përditësimin e fundit të vlerësimeve për klube dhe lojtarë, duke mos qenë indiferent as ndaj Superligës së Kosovës.

Në përditësimin e fundit të Transfermarkt, Ballkani konfirmohet si ekipi më i vlefshëm në Superligën e Kosovës, me një vlerë prej 5.45 milionë euro, duke lënë mbrapa Dritën me vlerë 3.95 milionë euro dhe Llapin në vendin e tretë me vlere 3.53 milionë euro, shkruan Telegrafi.

Ballkani është skuadra më e vlefshme në Superligën e Kosovës

Gjilani zë vendin e katërt me vlerë 2.68 milionë euro, Prishtina e pesta me 2.34 milionë vlerë, Dukagjini në vendin e gjashta me vlerë 2.18 milionë euro dhe Malisheva e shtata me vlerë 2.18 milionë euro.

Në vendin e tetë renditet Feronikeli me vlerë 425 mijë euro, Liria e nënta me vlerë të njëjtë, ndërsa ekipi i Fushë Kosovës nuk është vlerësuar fare shkaku i informatave të pakta.

Përveç ekipeve, rritje të ndjeshme ka pasur edhe tek futbollistët, duke pasur tashmë çmime të mira në treg për shitje.

Lojtari më i vlefshëm në Superligën e Kosovës është sulmuesi i Ballkanit, Albion Rrahmani, i cili është vlerësuar plot 600 mijë euro, duke pasur një rritje prej 250 mijë eurosh, shkruan Telegrafi.

Në vendin e dytë renditet Lindon Emërllahu (Ballkani) me vlerë, 550 mijë euro, i treti Jose Cobian (Llapi) me vlerë 500 mijë euro, ndërsa në pozitat katër dhe pesë renditen Ilir Krasniqi (Llapi) dhe Lumbardh Dellova (Ballkani) me vlerë 450 mijë euro.

Albert Dabiqaj, Rron Broja, Muharrem Jashari të Dritës vijnë pas tyre me vlerë 475 mijë euro, ndërsa Meriton Korenica dhe Vesel Limaj të Ballkanit mbyllin top dhjetëshen me vlerë 350 mijë euro.

Në pozitat 11-të, 12-të dhe 13-të renditen lojtarët e Ballkanit: Edvin Kuc, Nazmi Gripshi dhe Armend Thaqi me vlerë nga 325 mijë euro, ndërsa Hamdi Namani (Llapi) dhe Kastriot Selmani (Drita) zënë pozitat 14-të dhe 15-të me vlerë 300 mijë euro.

Vlerë nga 300 mijë euro kanë edhe Qëndrim Zyba (Ballkani) dhe Kushtrim Shabani (Llapi) që gjenden në pozitat 16-të dhe 17-të. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mediat spanjolle e konfirmojnë, ideja për të futur Joselun në lojë kundër Bayernit nuk ishte e Ancelottit

Mediat spanjolle e konfirmojnë, ideja për të futur Joselun në lojë kundër Bayernit nuk ishte e Ancelottit

Liga e Kampionëve
Goli i ardhshëm i Lewandowskit do ta detyrojë Barcelonën të paguajë miliona euro

Goli i ardhshëm i Lewandowskit do ta detyrojë Barcelonën të paguajë miliona euro

La Liga
Perezit i mungon vetëm një sukses te Real Madridi - synon ta realizojë në sezonin 2024/25

Perezit i mungon vetëm një sukses te Real Madridi - synon ta realizojë në sezonin 2024/25

La Liga
“Idiot, mos e bëj më këtë”, Nunez tregon kritikën e ashpër që ia ka dhënë Suarezi

“Idiot, mos e bëj më këtë”, Nunez tregon kritikën e ashpër që ia ka dhënë Suarezi

Premier League
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
UEFA e ka konfirmuar, këto dy shtete do të kenë nga pesë klube në Ligën e Kampionëve

UEFA e ka konfirmuar, këto dy shtete do të kenë nga pesë klube në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori