LAJMI I FUNDIT:

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior mund të jetë ylli i madh që do të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar veror, duke marrë parasysh se Los Blancos do të përforcohen me Kylian Mbappen.

Sulmuesi francez ka konfirmuar largimin nga PSG në fund të sezonit dhe e ardhmja e tij pritet të jetë në kryeqytetin spanjoll.

Ndërkohë vendin e Mbappes te PSG mund ta zë një yll i Real Madridit, braziliani Vinicius Junior që është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer.

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit
Lexo po ashtu "Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Sipas asaj që ka raportuar ‘Defense Central’, PSG e ka bërë prioritet transferimin e Vinit dhe janë gati të bëjnë një ofertë të çmendur në drejtim të Real Madridit.

Kampionët e rinj të Francës janë të gatshëm të shpenzojnë 300 milionë euro për Vinicius Junior, ku braziliani do të bëhej lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit.

23-vjeçari ka qenë i jashtëzakonshëm këtë vit, ku në 36 ndeshje zyrtare ka realizuar 21 gola dhe ka dhuruar 11 asistime.

Kroos flet për asistimin e mrekullueshëm ndaj Bayernit: Meritat i shkojnë Vinit
Lexo po ashtu Kroos flet për asistimin e mrekullueshëm ndaj Bayernit: Meritat i shkojnë Vinit

PSG e dëshiron me çdo kusht transferimin e brazilianit dhe besojnë se oferta prej 300 milionë eurove do ta bind Realin që të lë të lirë brazilianin të transferohet në Parc de Princes.

Në rast se bëhet realitet ky transferim, atëherë Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit, duke kaluar bashkëkombësin e tij Neymar JR i cili kishte kaluar te PSG nga Barcelona për shumën e 222 milionë eurove. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayerni bënë transferimin e parë, e dobëson Leverkusenin duke i marrë një nga më të mirët

Bayerni bënë transferimin e parë, e dobëson Leverkusenin duke i marrë një nga më të mirët

Bundesliga
Joan Laporta thyen heshtjen - zbulon arsyen e vërtetë pse e shkarkoi Xavin

Joan Laporta thyen heshtjen - zbulon arsyen e vërtetë pse e shkarkoi Xavin

La Liga
Befasia e afatit kalimtar veror, Julian Alvarez mund të transferohet tek gjiganti i La Ligas

Befasia e afatit kalimtar veror, Julian Alvarez mund të transferohet tek gjiganti i La Ligas

La Liga
Historike, një tjetër klub shqiptar bëhet pjesë e elitës së futbollit malazez

Historike, një tjetër klub shqiptar bëhet pjesë e elitës së futbollit malazez

Ligat tjera
Jose Mourinho pritet ta ketë një formacion të çmendur te Fenerbahce me gjashtë yje që mund t’i bashkohet

Jose Mourinho pritet ta ketë një formacion të çmendur te Fenerbahce me gjashtë yje që mund t’i bashkohet

Ndërkombëtare
Klopp nis një jetë të re pas largimit nga Liverpooli - bëhet pjesë e një projekti të madh

Klopp nis një jetë të re pas largimit nga Liverpooli - bëhet pjesë e një projekti të madh

Ndërkombëtare
Kalo në kategori