LAJMI I FUNDIT:

Për herë të parë në Kosovë vjen “Peja Outdoor Tourism Festival”

Për herë të parë në Kosovë vjen “Peja Outdoor Tourism Festival”

Për herë të parë në Kosovë do të organizohet Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Tourism Festival”, më datë 24, 25 dhe 26 Maj. Kjo do të jetë një festë e madhe e aventurës dhe argëtimit, ku gjatë tre ditëve, Peja do të jetë qendra e aktiviteteve rekreative në natyrë. Paralajmërohet se Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi e Mrika Nikqi do të jenë disa nga fytyrat e shumta publike që i bashkohen këtij Festivali të Turizmit!

Aktivitetet përfshijnë ecje në natyrë, çiklizëm, ngjitje në shkëmbinj, paragliding, speleologji dhe shumë të tjera, duke përfshirë edhe udhëtimet në shtigjet kulturore të Pejës, të gjitha këto ofrohen FALAS. Përveç aventurës dhe trashëgimisë, festivali ofron gjithashtu programe kulturore të pasura dhe konferenca që adresojnë çështje të rëndësishme si zhvillimin e infrastrukturës së turizmit aventuresk dhe sfidat në menaxhimin e turizmit të qëndrueshëm.

Ky festival synon të shërbejë si dëshmi e përpjekjeve bashkëpunuese të institucioneve publike dhe private në avancimin e sektorëve të turizmit dhe trashëgimisë kulturore në Pejë. Nëpërmjet një gamë të gjerë aktivitetesh dhe ngjarjesh, vizitorët e të gjitha moshave do të kenë mundësinë të eksplorojnë bukuritë natyrore, aventurat dhe trashëgiminë kulturore të kësaj zone.

“Peja Outdoor Tourism Festival”  dhe konferenca rajonale janë pjesë e një projekti që synon të thellojë interesin dhe potencialin e Pejës si destinacion turistik, duke koordinuar ofertën dhe kërkesën turistike për të promovuar Pejën si një destinacion për turizmin e aventurës. 

Vlerë kryesore e këtij festivali është pjesëmarrja e madhe e komunitetit rekreativ të Pejës, njohur si një nga komunitetet më të pasionuara në Kosovë dhe rajon, i cili do të promovojë vlerat e trashëgimisë natyrore dhe kulturore përmes aktiviteteve të tyre.

Oferta nuk do të jetë e kufizuar vetëm për ata që adhurojnë aventurën dhe adrenalinën, por gjithashtu edhe për prindërit me fëmijët e tyre dhe për të moshuarit që dëshirojnë të përjetojnë këto eksperienca të veçanta.

Andaj më datë 24,25 dhe 26 Maj mos mungoni sepse është një mundësi që s’duhet humbur asnjëherë!

Për kontakte më të hollësishme kontaktoni në:

Nr.tel: 049 135 590

Email: outdoortourismfestival@gmail.com

Facebook: Peja Outdoor Tourism Festival

Instagram: outdoortourismfestival