LAJMI I FUNDIT:

Jeff Bezos i shkrep fotografi ‘të nxehta’ të dashurës së tij me bikini, në jahtin luksoz në vlerë prej 460 milionë eurosh

Jeff Bezos i shkrep fotografi ‘të nxehta’ të dashurës së tij me bikini, në jahtin luksoz në vlerë prej 460 milionë eurosh

Themeluesi i gjigantit Amazon, Jeff Bezos, ishte i dashuri i përsosur në Instagram të hënën, teksa shkrepi fotografitë e të fejuarës së tij të veshur me bikini, Lauren Sanchez, në kuvertën e superjahtit të tij të ri në vlerë prej 500 milionë dollarësh (463 milionë euro) në Portofino, Itali.

Më herët gjatë ditës, çifti i sapo fejuar zbarkuan me helikopter në anijen mbështetëse të Koru-së prej në vlerë prej 75 milionë dollarësh (69.6 milionë euro), e cila është pajisur me një helipad, shkruan DailyMail.


Sanchez, 53 vjeçe, ishte veshur për t’u bërë përshtypje me një fustan të zi, i cili përmbante një të çarë deri në kofshë në secilën këmbë. Ajo e mbylli pamjen e saj të pushimeve italiane me një palë sandale të zeza dhe një çantë të kuqe të markës “Hermès Kelly”.

Kostoja fillestare e një çante “Kelly” është rreth 10,000 dollarë (9,200 euro), por çantat e dorës shumë të lakmuara mund të shiten deri në 100,000 dollarë (92,600 euro) ose më shumë në varësi të stilit.

Ish-prezantuesja e lajmeve mbante flokët e saj të zeza rreth shpatullave dhe flokët e saj të gjatë – së bashku me cepin e fustanit – që frynin nga era.

Ndërkohë, Bezos, 59 vjeç, ishte veshur me një bluzë të errët dhe xhinse.

Pasi zbarkuan në helikopterin e mjetit mbështetës, ata hipën në një skaf pritës që i çoi në jaht.

Zogjtë e dashuruar u panë të përqafuar në bord përpara se të uleshin në një drekë familjare intime në kuvertën e anijes, e cila ishte e mbuluar për t’i mbrojtur ata nga dielli i ndezur i pasdites.

Të tre fëmijët e Sanchez dukej se ishin me ta.

Themeluesja e “Black Ops Aviation” ka një djalë 22-vjeçar, Nikko Gonzales, me ish-yllin e NFL, Tony Gonzales.

Ajo gjithashtu ka dy fëmijë më të vegjël me ish-burrin e saj, Patrick Whitesell, një djalë, Evan Whitesell, 17 vjeç dhe një vajzë, Eleanor Whitesell, 15 vjeçe.

Kur Sanchez dhe Bezos të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë, ajo do të bëhet njerka e katër fëmijëve të tij, të cilët ai i ka me ish-gruan e tij, MacKenzie Scott.

Çifti u pa më vonë duke bërë një set fotografik të improvizuar në kuvertën e jahtit.

Sanchez ishte veshur me bikini të zeza me tanga teksa po shijonte motin.

Në një moment, ajo mori një pozë në parmakët e varkës, ndërsa Bezos luante të dashurin e Instagramit dhe shkrepi fotografitë e saj.

Bezos më pas kishte veshur mbathje noti, por ai e mbajti bluzën e tij.

Është e paqartë se kur saktësisht çifti u bashkuan për herë të parë, por lidhja e tyre u ekspozua nga National Enquirer në janar të vitit 2019.

Menjëherë pas kësaj, sipërmarrësi dhe investitori u nda nga Scott, gruaja e tij prej mbi 25 vitesh. Pas divorcit të tyre, Scott u bë një nga gratë më të pasura në botë, me katër për qind të aksioneve në kompaninë Amazon.

Sanchez ishte e martuar me Whitesell kur lidhja e saj me Bezos u ekspozua. Burri i saj i atëhershëm thuhet se ishte ai që e prezantoi atë me Bezos në radhë të parë.

Whitesell, një njeri i fuqishëm më vete, është kryetari ekzekutiv i ‘Endeavour’, kompania mëmë e agjencisë së talenteve ‘William Morris Endeavour Entertainment’ (WME).

Bezos dhe Scott finalizuan divorcin e tyre në prill të vitit 2019 – në të njëjtin muaj që Sanchez dhe Whitesell i dhanë fund martesës së tyre.

Çifti bëri daljen e parë publike së bashku në maj të vitit 2019, përpara se të niseshin për në St. Barts për pushime.

Si njeriu i tretë më i pasur në botë, Bezos e dërgon shpesh të dashurën e tij në pushime luksoze.

Çifti u pa duke u puthur dhe duke kërcyer në bordin e “Koru”, ndërsa Sanchez mbante një gur të çmuar masiv në gishtin e saj të unazës – një provë e shkëlqyeshme që ajo tha: “Po”.

Në atë kohë, ata ishin në brigjet e Kanës, ku po shijonin një odise mesdhetare dhe udhëtimin inaugurues të superjahtit të Bezos.

Me një gjatësi prej 127 metrash i gjerë dhe 230 metra i gjatë, Koru është një nga jahtet më të mëdha me vela në botë, i kompletuar me një anije mbështetëse prej 76 metrash, e cila krenohet me helipadën e vet.

Dyshja fluturuan në Evropë me aeroplan privat dhe u panë për herë të parë në kuvertën e rezidencës lundruese më 18 maj.

Udhëtimi i tyre në jaht, i cili quhet Koru sipas fjalës Maori për ‘fillime të reja’, vjen më shumë se pesë vjet pasi u vu në punë.

E njohur atëherë si ‘Projekti 721’, anija u ndërtua në portin historik të Zwijndrecht, afër Roterhamit në Holandë, nga specialistët e varkave me vela ‘Oceanco’.

Modelet e mëparshme përfshijnë ‘Black Pearl’ 106 metra i gjatë, një jaht me vela prej alumini tërësisht i zi, i projektuar për miliarderin rus Oleg Burlakov, i cili vdiq nga COVID-19 në vitin 2021 dhe familja e të cilit ende zotëron anijen.

“Koru” është anija e dytë me vela më e madhe në botë, e tejkaluar vetëm nga “Sailing Yacht A” i projektuar nga Philippe Starcke, i cili është në pronësi të miliarderit rus Andrey Melnichenko.

Bezos mund të jetë duke i bërë dedikime Sanchezit me megajahtin, i cili përmban një skulpturë prej druri të një perëndeshë romake të gdhendur në harkun e anijes që duket jashtëzakonisht e ngjashme me nusen e tij të ardhshme.

Është e paqartë se kur skulptura e lyer me ar u bë pjesë e dizajnit të anijes, por ajo u porosit në vitin 2018, një vit përpara se afera e tyre të ekspozohej.

Jahti më në fund iu dorëzua Bezos në prill pasi iu nënshtrua provave detare në shkurt.

Vitin e kaluar, para se “Koru” të ishte nisur, madhësia e madhe e direkut të saj ndezi një polemikë ndërkombëtare kur Roterdami njoftoi se pjesa e mesme e urës 100-vjeçare Koningshaven do të hiqej në mënyrë që superjahti të mund të bënte rrugën e saj në veri.

Sipas raportimeve, Bezos kishte thënë se do të paguante për të çmontuar dhe rindërtuar urën përsëri, por kërkesa e tij u refuzua.

Vendasit krijuan një peticion për të goditur varkën me vezë të kalbura në udhëtimin e saj të parë, i cili mblodhi mijëra nënshkrime.

Në përgjigje të reagimit të ashpër, kryetari i bashkisë së Roterdamit, Ahmed Aboutaleb, tha se nuk ishte aplikuar asnjë leje dhe direkët u ngjitën përfundimisht në drejtim të rrymës në portin e Roterdamit.

Jahti me tre shtylla u dorëzua më në fund në fund të prillit dhe u lundrua nga Holanda në Mallorca nëpërmjet Gjibraltarit.

Së bashku me një nëndetëse private, “Koru” lundron me një anije më të vogël mbështetëse e gjatë 76 metra, e cila është pajisur me një platformë helikopterike dhe është e pajisur me një koleksion skafesh dhe supermakinash për Bezos dhe Sanchez.

Anija kryesore, e cila është pikturuar blu e mesnatës dhe ka thekse ari, krenohet me tre kuverta, një pishinë dhe një tarracë të madhe dielli.

Brendësia thuhet se është frymëzuar nga Eos, një jaht 92 metra i gjatë në pronësi të ish-CEOs së Fox, Barry Diller, i cili kushton 25 milionë dollarë (23.1 milionë euro) në vit për t’u mirëmbajtur. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Modelja tajvaneze Fang Qiyuan kaloi skanerin në aeroport - doganierët gjetën diçka të pabesueshme në kokën e saj

Modelja tajvaneze Fang Qiyuan kaloi skanerin në aeroport - doganierët gjetën diçka të pabesueshme në kokën e saj

Magazina
Martohet Don Arbas – Arta Bajrami publikon fotografi me çiftin e ri

Martohet Don Arbas – Arta Bajrami publikon fotografi me çiftin e ri

Magazina
Haradinaj me dedikim të veçantë për vajzën e tij Hanën në ditëlindjen e 18-të

Haradinaj me dedikim të veçantë për vajzën e tij Hanën në ditëlindjen e 18-të

Magazina
Një stjuardesë greke ndan përvojën e tmerrshme me Jennifer Lopez: Nëse do të ishte dikush tjetër, do të thërrisnim policinë

Një stjuardesë greke ndan përvojën e tmerrshme me Jennifer Lopez: Nëse do të ishte dikush tjetër, do të thërrisnim policinë

Magazina
Orinda Huta viktimë e plaçkitjes në Romë: Mos lini valixhet tuaja asnjë sekondë vetëm

Orinda Huta viktimë e plaçkitjes në Romë: Mos lini valixhet tuaja asnjë sekondë vetëm

Magazina
Habit Ilnisa: Kam takuar vjehrrin, ishte situatë shumë e çuditshme sepse ngriva!

Habit Ilnisa: Kam takuar vjehrrin, ishte situatë shumë e çuditshme sepse ngriva!

Magazina
Kalo në kategori