LAJMI I FUNDIT:

Videot e presidentit ukrainas, Zelenskyy në “Dancing with the Stars” dhe “Paddington” bëhen virale në rrjetet sociale

Videot e presidentit ukrainas, Zelenskyy në “Dancing with the Stars” dhe “Paddington” bëhen virale në rrjetet sociale

Videot e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, në industrinë e argëtimit u bënë virale gjatë fundjavës, ndërkohë që ka marrë vlerësime të mëdha nga njerëzit në mbarë botën për udhëheqjen e vendit mes sulmeve nga Rusia.

Para se të zgjidhej president, Zelenskyy pati një karrierë të frytshme si artist, duke luajtur në disa filma dhe seri televizive ukrainase, përfshirë komedinë popullore “Servant of the people”, e cila përfundoi në 2019 – vitin kur filloi dhe fitoi zgjedhjet e tij presidenciale.


Siç vunë në dukje shumë në rrjetet sociale, Volodymyr fitoi gjithashtu versionin ukrainas të “Dancing with the Stars” në 2006 dhe bëri zërin e ariut në “Paddington”.

Një zëdhënës i StudioCanal, i cili e realizoi “Paddington”, konfirmoi në një deklaratë të hënën se Zelenskyy ishte zëri pas ariut.

Lajmi erdhi si befasi për shumë njerëz në mediat sociale, përfshirë aktorin Hugh Bonneville, i cili luajti prindin kujdestar të ariut në “Paddington”.

Aktorja ukrainase, Katheryn Winnick për Volodymyr Zelenskyy: Shumë krenare për liderin që kemi, do të luftojmë deri në vdekje për të mbrojtur atë që është e jona
Lexo po ashtu Aktorja ukrainase, Katheryn Winnick për Volodymyr Zelenskyy: Shumë krenare për liderin që kemi, do të luftojmë deri në vdekje për të mbrojtur atë që është e jona

“Deri sot nuk e kisha idenë se kush e bëri zërin e @paddingtonbear në Ukrainë”, shkroi Bonneville të dielën në Twitter. “Duke folur për veten time, faleminderit President Zelenskiy.
#PaddingtonBear”.

Shumë të tjerë shprehën kënaqësinë duke parë Zelenskyy teksa performonte në sezonin e parë të “Dancing with the Stars” të Ukrainës.

“Kështu që me sa duket Zelenskyy fitoi versionin ukrainas të Dancing with the Stars në 2006 dhe videoja është edhe më e mirë se çfarëdo që po imagjinoni”, shkroi një person në Twitter. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=it6E3dwBaos&ab_channel=JulekGame

Në trend Magazina

Më shumë
Vajza e ish-kryeministrit të Kosovës i jep fund beqarisë, publikohen pamjet nga ceremonia

Vajza e ish-kryeministrit të Kosovës i jep fund beqarisë, publikohen pamjet nga ceremonia

Magazina
Kush ishte këngëtari shqiptar që u vra në Shkup?

Kush ishte këngëtari shqiptar që u vra në Shkup?

Magazina
Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin

Kaluan natën së bashku - Ilnisa Agolli ndan një moment nga shtrati me Meritonin

Magazina
Pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”?

Pas ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie me ish-konkurrenten e “Përputhen”?

Magazina
Pas spekulimeve të shumta, Romeo bën veprimin e papritur në lidhje me Heidin

Pas spekulimeve të shumta, Romeo bën veprimin e papritur në lidhje me Heidin

Magazina
E shtyu gazetaren në sy të kamerave, Roza Lati jep sqarim për veprimin skandaloz në tapetin e kuq

E shtyu gazetaren në sy të kamerave, Roza Lati jep sqarim për veprimin skandaloz në tapetin e kuq

Magazina
Kalo në kategori