LAJMI I FUNDIT:

Klauzolat më të mëdha në futbollin botëror – lista dominohet nga lojtarët e Barcelonës dhe Real Madridit

Klauzolat më të mëdha në futbollin botëror – lista dominohet nga lojtarët e Barcelonës dhe Real Madridit

Klauzolat më të mëdha të lirimit në kontratat e lojtarëve në futbollin botëror janë zbuluar tashmë dhe jo çuditërisht shumica e lojtarëve janë të dy klubeve të mëdha nga La Liga, Barcelonës apo Real Madrid.

Mediumi i madh beIN Sports ka zbuluar klauzolat e lirimit të futbollistëve, ku lojtari me klauzolën më të madhe në botë është sulmuesi i Realit, Karim Benzema.


Ylli francez ka qenë për dhjetë vite njëri nga lojtarët kryesor të Real Madridit duke fituar plot katër herë Ligën e Kampionëve dhe klauzola e tij është në vlerë prej 1 miliard eurosh.

Në listë pas tij vjen ylli francez i Barcelonës, Antoine Griezmann, i cili mban një klauzolë lirimi prej 800 milionë eurosh, ndërsa pas tij dyshja e Realit, Luka Modric dhe Brahim Diaz me 750 milionë euro.

Vendi i katërt ndahet nga Lionel Messi, Vinicius Junior, Isco dhe Marco Asensio me klauzola në vlerë prej 700 molionë eurosh.

Në listë gjenden edhe Gerard Pique, Sergi Roberto, Gareth Bale, Toni Kroos, Dani Ceballos, Osumane Dembele, Philippe Coutinho, Arthur dhe Frenkie De Jong, ndërsa lojtari i vetëm në listë që nuk i përket dy klubeve është Joao Felix i Atletico Madridi.

Më poshtë mund ta shikoni listën e lojtarëve me klauzolat më të larta në futbollin botëror:

7.Joao Felix (Atletico Madrid) – 350 milionë euro

6.Ousmane Dembele, Philippe Coutinho, Arthur dhe Frenkie de Jong (Barcelona) – 400 milionë euro

5.Gerard Pique, Sergi Roberto, Sergio Busquets, Gareth Bale, Toni Kroos dhe Dani Ceballos (Barcelona dhe Real Madrid) – 500 milionë euro

4.Lionel Messi, Vinicius Junior, Isco dhe Marco Asensio (Barcelona dhe Real Madrid) – 700 milionë euro

3.Luka Modric dhe Brahim Diaz (Real Madrid) – 750 milionë euro

2.Antoine Griezmann (Barcelona) – 800 milionë euro

1.Karim Benzema (Real Madrid) – 1 miliard euro

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Premier League
Kalo në kategori