LAJMI I FUNDIT:

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme, ku një 39-vjeçare bashkë me 3 fëmijët e saj (trupi i njërit prej fëmijëve u gjet), dyshohet të jenë vetë-mbytur në lumin Buna, pas dhunës së ushtruar nga kryefamiljari.

Peshkatari Safet Hasani, i cili gjeti trupin e pajetë të 9-vjeçares, ka rrëfyer në Euronews Albania, momentet e para kur ai pikasi viktimën.


Ai tha se ishte duke gjuajtur peshk, kur pa diçka të dyshimtë, të cilën nuk po e dallonte nëse ishte njeri apo kukull.

Hasani tha se pasi e pa me dritën e telefonit për disa minuta, njoftoi Policinë, të cilët zbuluan më pas se ishte trupi i 9-vjeçares.

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët
Lexo po ashtu Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

“Isha duke gjuajtur peshk, me dritë të telefonit pashë diçka poshtë atje në thellësi rreth 1 metër ujë. Nuk isha i sigurt se çfarë ishte, a ishte ndonjë kukull, ose njeri. Pasi e pashë me dritë telefoni rreth 10 minuta, atëherë njoftova Policinë.

Pasi e nxori Policia nga uji dhe aty konstatoi se ishte njeri. Që mbrëmë e deri në këto momente Policia ka qenë në vendngjarje. Ka qenë ora rreth 21:00, por telefonatën e kam bërë rreth 15-20 minuta me vonesë, sepse nuk e dija se çfarë ishte”, tha Hasani.