Ronaldo është vetëm lojtari i nëntë më i vlefshëm në Serie A – Lukaku i prinë listës, Insigne i 20-ti

Sipas faqes së specializuar të statistikave dhe transferimeve TransferMarkt, Cristiano Ronaldo është vetëm lojtari i nëntë më i vlefshëm në Serie A, ndërsa listës i prinë Romelu Lukaku.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka shënuar 55 gola në kampionatin italian që kur bëri transferimin e tij prej 100 milionë eurosh te Juventusi nga Real Madrid në verën e vitit 2018.
Por, Ronaldo së shpejti do të jetë 36 vjeç dhe vlera e tij në treg ka rënë ndjeshëm në listën e fundit nga faqja e specializuar e transferimeve dhe statistikave TransferMarkt.
Ylli portugez ulet në pozitën e nëntë me një vlerë tregu prej 54 milionë funtesh apo 60 milionë eurosh – e njëjta shifër me bashkëlojtarin e tij, Arthur, portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumma dhe mbrojtësin e Interit, Stefan De Vrij.
Ronaldo është lojtari i tretë më i vlefshëm i Juventusit, me Paulo Dybala dhe Matthijs de Ligt në pozitën e dytë dhe të tretë që janë vlerësuar në 72 milionë funte, respektivisht 63 milionë funte.
Por, është sulmuesi i Interit, Lukaku i cili ka vlerën më të lartë të tregut nga të gjithë lojtarët në Serie A, pasi vlerësohet në 76 milionë funte apo 85 milionë euro.
Pas lëvizjes së tij nga Manchester Unitedi sezonin e kaluar, Lukaku ka shënuar 41 gola në 57 paraqitje për Nerazzurrët dhe tani është ndër sulmuesit kryesorë në futbollin botëror.
Lukaku ka formuar një partneritet produktiv me Lautaro Martinez, i cili zë vendin e katërt me një vlerë tregu prej 63 milionë funtesh, ndërsa nga Interi në listë janë edhe Achraf Hakimi, Milan Skriniar, Christian Eriksen dhe Nicolo Barella që vlejnë nga 50 milionë euro.
Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly, i cili ishte i lidhur ngushtë me një largim gjatë verës, plotëson pesë më të vlefshmit pasi vlerësohet 58.50 milionë funte apo 65 milionë euro.
Më poshtë keni listën me 20 lojtarët më të vlefshëm në Serie A:
20.Lorenzo Insigne (Napoli) – 43,20 milionë funte (48 milionë euro)
19.Federico Chiesa (Juventus) – 43,20 milionë funte (48 milionë euro)
18.Fabian Ruiz (Napoli) – 45.00 milionë funte (50 milionë euro)
17.Rodrigo Bentancur (Juventus) – 45.00 milionë funte (50 milionë euro)
16.Luis Alberto (Lazio) – 45.00 milionë funte (50 milionë euro)
15.Nicolo Barella (Inter) – 45.00 milionë funte (50 milionë euro)
14.Victor Osimhen (Napoli) – 45.00 milionë funte (50 milionë euro)
13.Christian Eriksen (Inter) – 45.00 milionë funte (50 milionë euro)
12.Milan Skriniar (Inter) – 45.00 milionë funte (50 milionë euro)
11.Achraf Hakimi (Inter) – 45.00 milionë funte (50 milionë euro)
10.Arthur Melo (Juventus) – 54.00 milionë funte (60 milionë euro)
9.Cristiano Ronaldo (Juventus) – 54.00 milionë funte (60 milionë euro)
8.Gianluigi Donnarumma (AC Milan) – 54.00 milionë funte (60 milionë euro)
7.Stefan de Vrij (Inter) – 54,00 milionë funte (60 milionë euro)
6.Sergej Milinkovic-Savic (Lazio) 58,50 milionë funte (65 milionë euro)
5.Kalidou Koulibaly (Napoli) – 58,50 milionë funte (65 milionë euro)
4.Lautaro Martinez (Inter) – 63.00 milionë funte (70 milionë euro)
3.Matthijs de Ligt (Juventus) – 63,00 milionë funte (70 milionë euro)
2.Paulo Dybala (Juventus) – 72.00 milionë funte (80 milionë euro)
1.Romelu Lukaku (Inter Milan) – 76,50 milionë funte (85 milionë euro)
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës