LAJMI I FUNDIT:

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

Organizata Down Syndrome Kosova (DSK) ka filluar fushatën “Hej Kosovë, edhe Sa?”.

Në kuadër të kësaj fushate është krijuar fondacioni “Go Fund Me” cila ka për qëllim mbledhjen e fondeve për të siguruar shërbime terapeutike dhe psiko-sociale për fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit me sindromën Down.

Qytetarët mund të kontribojnë përmes platformës Go Fund Me, duke ofruar një mundësi të thjeshtë dhe efektive për të mbështetur këtë kauzë të rëndësishme.

Qytetarët mund ta ndihmojnë këtë iniciativë gjithashtu përmes  SMS-ve me tekstin: Me zemër në numrin 55550 te operatori Vala, ku çdo mesazh në vlerë 1 euro do të hy në arkën e mbledhjes së fondeve për këto shërbime esenciale për fëmijët me sindromën Down.

“Aktualisht, sfida që po përballet shoqata është sigurimi i fondeve, stabiliteti financiar. Kjo ka qenë njëra ndër arsyet kryesore pse këtë 21 mars kemi vazhduar me qëllimin e ngritjës së fondeve.” theksoi Riada Stanovci, puntore sociale në DSK.

Shoqata Down Syndrome Kosova ofron shërbime terapeutike dhe sociale për mbi 300 individë çdo vit, duke i ndihmuar ata të arrijnë një jetë më të pavarur.

“Tek fëmiju im, menjëherë pas marrjës së shërbimeve kanë filluar të vrehen rezultate positive, që i kemi vrejtur të gjithë ne që e kemi njohur Ninën. Kemi filluar me terapi fizikale dhe ka ndikuar menjëherë në forcimin e muskujëve të fëmijës e gjithashtu na ka dhënë edhe neve një impakt se si ta trajtojmë fëmiun tonë në shtëpi” u shpreh Dafinë Rukofci-Malaj, nënë.

Ajo loboj që këta fëmijë të trajtohen dinjitetshëm, e që kjo fushatë është momenti i duhur për ta dëshmuar këtë.

Kontributet e vogla përmes këtyre mesazheve dhe GofundMe mund të bëjnë një ndryshim të madh për fëmijët dhe të rinjtë me sindromën Down, duke siguruar shërbimet e nevojshme terapeutike dhe sociale për ata.

Kjo fushatë është një mundësi për të treguar solidaritet në krijimin e mundësive të barabarta për individët me nevoja të vecanta në Kosovë.