LAJMI I FUNDIT:

Elton Deda për gjestin e Bleonës: U treguan të zgjuar masturbuesit e femrat që s’kanë pasur asnjë orgazëm

Elton Deda për gjestin e Bleonës: U treguan të zgjuar masturbuesit e femrat që s’kanë pasur asnjë orgazëm

Këngëtarja Bleona Qereti ka qenë këto ditë një nga personazhet më të përfolur në media.

Ajo publikoi dje (e premte) një video në llogarinë personale në Instagram, ku ndante me fansat momentin e ngrirjes së qelizave vezë.


Shumë prej atyre që e panë e cilësuan si një thyerje e tabuve, pasi një gjë të tillë nuk e kishte bërë në këtë lloj forme një person publik më parë.

Pasi ngriu qelizat vezë, Bleona këshillon femrat që akoma nuk e kanë gjetur partnerin ideal (Foto/Video)
Lexo po ashtu Pasi ngriu qelizat vezë, Bleona këshillon femrat që akoma nuk e kanë gjetur partnerin ideal (Foto/Video)

Kishte shumë komente, shumica e cilësuan si banal këtë gjest, e ndërsa pat edhe prej atyre që e përkrahën.

Megjithatë, një nga kolegët e saj, këngëtari i njohur Elton Deda, vendosi që gjithashtu të reagojë rreth kësaj çështje duke kritikuar ata që u morën më shumë se që duhet me gjestin e Bleonës.

“Sapo u futa në këtë shtëpi virtuale të shpirtrave të sëmurë pashë një ulërimë perverse ndaj Bleonës. Të gjithë masturbuesit femrat ziliqare, që s’kanë patur asnjë orgazëm gjatë jetës, gjithë çunat kampionë që akoma nuk i hudhin naftë makinës, të gjithë u treguan tepër të zgjuar duke dhënë mendime të vyera. Vallaj jeni tepër simpatike. Nuk u morët kurrë me punët tuaja, prandaj ju tremb historia e termometrit” (sic.), ka shkruar Elton Deda.

Ndërkohë, nuk ka vonuar shumë, dhe edhe Bleona publikoi një tjetër fotografi në llogarinë personale në Instagram, përmes së cilës sqaronte arsyen se pse ka bërë një gjë të tillë, duke e bërë të qartë njëherë e mirë që një proces i tillë është bërë në të mirë të shëndetit të saj.

“Ky është sqarimi im i fundit për të gjithë injorantët, që nuk kuptojnë, bëjnë sikur nuk kuptojnë, ose më keq akoma nuk duan të kuptojnë. Procesi i ngrirjes së vezëve, është mënyra më efikase për të mos humbur mundësinë e pasjes së një fëmije për të gjitha vajzat që nuk kanë gjetur akoma partnerin ideal dhe që tik-taku i orës biologjike u troket çdo ditë… Fatmirësisht pati mes jush që më kuptuan, mua, qëllimin tim, mesazhin që doja të përcillja dhe më mirë sesa unë ua kthyen ata përgjigjen. Komentet e tyre, ma bënë ta kaloj më lehtë këtë moment. Nuk kam ndërmend t’u sqaroj arsyet dhe të gjithë procesin mjekësor, por përpara se të me gjykoni dhe shfaqni injornacen tuaj haptazi me frustrime prej kafshësh nëpër komente, mundohuni te mendoni dhe për ndjesitë e tjetrit që gjendet në anën tjetër të ekranit… nuk ka asgje me te rendesishme per mua sesa krijimi I nje femije!!!! Eshtë gjëja që dua më shumë, por kurrsesi nuk mund të bëj pakt me jetën time që të lind një fëmijë me një partner që nuk e dua. Turp nuk eshte te ngrish vezet- turp eshte te besh femije me nje njeri qe nuk e do vetem e vetem qe te ngelesh shtatezane!!! Në këtë pikë ndryshojmë ne: ju e bëni, unë JO”, (sic.), ka përfunduar Bleona Qereti. /Telegrafi/

Ky është sqarimi im i fundit për të gjithë injorantët, që nuk kuptojnë, bëjnë sikur nuk kuptojnë, ose më keq akoma nuk duan të kuptojnë. Procesi i ngrirjes së vezëve, është mënyra më efikase për të mos humbur mundësinë e pasjes së një fëmije për të gjitha vajzat që nuk kanë gjetur akoma partnerin ideal dhe që tik-taku i orës biologjike u troket çdo ditë… Fatmirësisht pati mes jush që më kuptuan, mua, qëllimin tim, mesazhin që doja të përcillja dhe më mirë sesa unë ua kthyen ata përgjigjen. Komentet e tyre, ma bënë ta kaloj më lehtë këtë moment. Nuk kam ndërmend t'u sqaroj arsyet dhe të gjithë procesin mjekësor, por përpara se të me gjykoni dhe shfaqni injornacen tuaj haptazi me frustrime prej kafshësh nëpër komente, mundohuni te mendoni dhe për ndjesitë e tjetrit që gjendet në anën tjetër të ekranit… nuk ka asgje me te rendesishme per mua sesa krijimi I nje femije!!!! Eshtë gjëja që dua më shumë, por kurrsesi nuk mund të bëj pakt me jetën time që të lind një fëmijë me një partner që nuk e dua. Turp nuk eshte te ngrish vezet- turp eshte te besh femije me nje njeri qe nuk e do vetem e vetem qe te ngelesh shtatezane!!! Në këtë pikë ndryshojmë ne: ju e bëni, unë JO.

A post shared by Bleona (@bleona) on Nov 11, 2017 at 5:24am PST

Në trend Magazina

Më shumë
Modelja tajvaneze Fang Qiyuan kaloi skanerin në aeroport - doganierët gjetën diçka të pabesueshme në kokën e saj

Modelja tajvaneze Fang Qiyuan kaloi skanerin në aeroport - doganierët gjetën diçka të pabesueshme në kokën e saj

Magazina
Martohet Don Arbas – Arta Bajrami publikon fotografi me çiftin e ri

Martohet Don Arbas – Arta Bajrami publikon fotografi me çiftin e ri

Magazina
Haradinaj me dedikim të veçantë për vajzën e tij Hanën në ditëlindjen e 18-të

Haradinaj me dedikim të veçantë për vajzën e tij Hanën në ditëlindjen e 18-të

Magazina
Një stjuardesë greke ndan përvojën e tmerrshme me Jennifer Lopez: Nëse do të ishte dikush tjetër, do të thërrisnim policinë

Një stjuardesë greke ndan përvojën e tmerrshme me Jennifer Lopez: Nëse do të ishte dikush tjetër, do të thërrisnim policinë

Magazina
Orinda Huta viktimë e plaçkitjes në Romë: Mos lini valixhet tuaja asnjë sekondë vetëm

Orinda Huta viktimë e plaçkitjes në Romë: Mos lini valixhet tuaja asnjë sekondë vetëm

Magazina
Habit Ilnisa: Kam takuar vjehrrin, ishte situatë shumë e çuditshme sepse ngriva!

Habit Ilnisa: Kam takuar vjehrrin, ishte situatë shumë e çuditshme sepse ngriva!

Magazina
Kalo në kategori