LAJMI I FUNDIT:

Harry Styles flitet për një romancë me modelen e “Victoria’s Secret”, Candice Swanepoel

Harry Styles flitet për një romancë me modelen e “Victoria’s Secret”, Candice Swanepoel
Foto: Getty Images

Duket se Harry Styles ka nisur një lidhje të re me modelen e “Victoria’s Secret”, Candice Swanepoel.

Ish-ylli i “One Direction” ka krijuar një karrierë të shkëlqyer solo dhe mbetet një nga artistët më të mëdhenj në botë.


Në më shumë se një dekadë që kur u bë një emër i njohur, jeta e dashurisë së Harryt ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes, nga marrëdhënia me Taylor Swift, Caroline Flack e deri te Olivia Wilde.

Foto: Getty Images

Këngëtari i “The Sign Of The Times”, 29 vjeç dhe aktorja e regjisorja 39 vjeçe u takuan gjatë xhirimeve të filmit “Don’t Worry Darling”.

Një lidhje e re dashurie - Harry Styles dhe Emily Ratajkowski shfaqen duke shkëmbyer puthje pasiononte rrugëve të Tokios
Lexo po ashtu Një lidhje e re dashurie - Harry Styles dhe Emily Ratajkowski shfaqen duke shkëmbyer puthje pasiononte rrugëve të Tokios

Megjithatë, ata u ndanë në mars të këtij viti dhe Harry thuhet se tani është duke u takuar me yllin e “Victoria’s Secret’, Candice, 34 vjeçe.

Foto: Getty Images

Një burim pohoi për The Sun se Harry dhe modelja afrikano-jugore ishin afruar në javët e fundit, pasi u takuan për herë të parë në vitin 2017 kur ai performoi në shfaqjen e markës në Shangai.

Harry ka qenë më parë i lidhur edhe me modele të tjera të “Victoria’s Secret” përfshirë këtu edhe Kendall Jennerin.

Foto: Getty Images

Ai po ashtu është përfolur edhe për romanca të tjera me yje si: Cara Delevingne, Nadine Leopold, Sara Sampaio, Georgia Fowler si dhe Camille Rowe.

Candice është një modele jashtëzakonisht e suksesshme për markën, pasi e ka filluar karrierën e saj në moshën 15-vjeçare.

Foto: Getty Images

Ajo u bë një engjëll i “Victoria’s Secret” në vitin 2010. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Modelja tajvaneze Fang Qiyuan kaloi skanerin në aeroport - doganierët gjetën diçka të pabesueshme në kokën e saj

Modelja tajvaneze Fang Qiyuan kaloi skanerin në aeroport - doganierët gjetën diçka të pabesueshme në kokën e saj

Magazina
Martohet Don Arbas – Arta Bajrami publikon fotografi me çiftin e ri

Martohet Don Arbas – Arta Bajrami publikon fotografi me çiftin e ri

Magazina
Haradinaj me dedikim të veçantë për vajzën e tij Hanën në ditëlindjen e 18-të

Haradinaj me dedikim të veçantë për vajzën e tij Hanën në ditëlindjen e 18-të

Magazina
Një stjuardesë greke ndan përvojën e tmerrshme me Jennifer Lopez: Nëse do të ishte dikush tjetër, do të thërrisnim policinë

Një stjuardesë greke ndan përvojën e tmerrshme me Jennifer Lopez: Nëse do të ishte dikush tjetër, do të thërrisnim policinë

Magazina
Orinda Huta viktimë e plaçkitjes në Romë: Mos lini valixhet tuaja asnjë sekondë vetëm

Orinda Huta viktimë e plaçkitjes në Romë: Mos lini valixhet tuaja asnjë sekondë vetëm

Magazina
Habit Ilnisa: Kam takuar vjehrrin, ishte situatë shumë e çuditshme sepse ngriva!

Habit Ilnisa: Kam takuar vjehrrin, ishte situatë shumë e çuditshme sepse ngriva!

Magazina
Kalo në kategori