LAJMI I FUNDIT:

La Masia konfirmon forcën e saj: Paraqiten shumë lojtarë në Katar 2022 që u rritën në akademi

La Masia konfirmon forcën e saj: Paraqiten shumë lojtarë në Katar 2022 që u rritën në akademi

Barcelona do të jetë një nga skuadrat me më së shumti përfaqësim në Kampionatin Botëror të Katarit me 16 futbollistë të ndarë në tetë skuadra – Spanja, Franca, Holanda, Danimarka, Brazili, Gjermania, Polonia dhe Uruguai.

La Masia do të ketë mjaft prezencë në këtë Botëror që do të nisë më 20 nëntor. Një tregim i fuqisë që ka kjo akademi e respektuar.


Skuadra spanjolle e Luis Enrique është ajo që ka mbledhur më së shumti lojtarë të rinj të Barçës.

Sergio Busquets, Eric Garcia, Jordi Alba, Gavi dhe Ansu Fati janë pjesë e listës së La Roja nga Katari.

Nga trajneri asturian është ftuar edhe Dani Olmo, aktualisht në radhët e RB Leipzigut.

Në Kupën e Botës nuk do të mungojnë as Leo Mess i (Argjentinë), Xavi Simons (Holandë), Paik Seung-Ho (Kore e Jugut), Takefusa Kubo (Japoni) dhe André Onana (Kamerun).

Në total, deri në 11 lojtarë nga La Masia do të kenë mundësinë të luajnë në kompeticionin më prestigjioz në botë.

Përveç kësaj, Ronald Araujo dhe Ez Abde, dy futbollistë që nuk janë rritur në kategoritë e të rinjve katalanas, por kanë luajtur në ekipin rezervë , janë thirrur edhe nga Uruguai dhe Maroku. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Kalo në kategori