LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa tregon linjat trupore, teksa zhvishet për të bërë plazh në Portofino

Dua Lipa tregon linjat trupore, teksa zhvishet për të bërë plazh në Portofino

Ajo aktualisht është duke bërë turne për albumin e saj “Future Nostalgia” nëpër botë.

Dhe Dua Lipa dukej e pabesueshme teksa u zhyt në ngrohtësinë e diellit të shtunën në Portofino, Itali ku po shijonte një ditë pushimi nga turneu i saj “Future Nostalgia”.

Këngëtarja 26-vjeçare vuri në pah barkun e saj të rrafshët dhe vithet e tonifikuara në një palë bikini ngjyrë rozë, shkruan DailyMail.

Ajo tregoi stilin e saj të bujshëm teksa u mbulua me një palë pantallona rozë të markës “Stone Island” dhe një jelek të gjelbër.

Këngëtarja e hitit “Levitating” kishte vënë një zinxhir elegant prej ari, teksa me krenari kishte vënë në pah koleksionin e saj të tatuazheve në trup.

Dua Lipa shfaq me krenari këmbët e tonifikuara, teksa fotografohet rrugëve të Portofinos në Itali
Lexo po ashtu Dua Lipa shfaq me krenari këmbët e tonifikuara, teksa fotografohet rrugëve të Portofinos në Itali

Bukuroshja natyrale kishte një fytyrë të freskët, teksa i kishte lënë flokët e saj të zeza, të binin lirshëm mbi supe.

Dua filloi turneun e saj “Future Nostalgia” në Amerikë në shkurt, dhe pas koncerteve të saj aktuale në Itali, do të shkojë në: Spanjë, Finlandë dhe Norvegji. /Telegrafi/