LAJMI I FUNDIT:

Mozzik për Lotinën: Gjëja më e bukur që më ka ndodhur në 28 vite jetë

Mozzik për Lotinën: Gjëja më e bukur që më ka ndodhur në 28 vite jetë

Rap-artisti i njohur shqiptar, Mozzik, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin ‘Reload’.

Ai ka folur për herë të parë për lidhjen me Lotina Hazirin dhe për atë se si është njohur me të.

“Është temë shumë e shkurtër, që përmbyllet shumë qartë. Ajo ndjesia jem që jam shumë mirë edhe jam shumë i lumtur. Lotinës i kam shkruar shumë moti. Nuk është kjo, do të thotë që pasqyron një pëlqim timin të vjetër”, u shpreh ai.


Foto: Screenshot/YouTube

I njëjti tutje shtoi se nuk është fejuar akoma por veçse po shijon një romancë momentalisht.

Të gjitha lajmet nga Mozzik
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Mozzik

“Është unazë premtimi. Nuk jam fejuar. Jam në një lidhje. Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në 28-vite jetë”, thekson 28-vjeçari.

Foto: Screenshot/YouTube

Mozzik më parë ka qenë në një lidhje dashurie me reperen Loredana Zefi.

Bashkë kanë një vajzë të quajtur, Hana. /Telegrafi/