Justin dhe Hailey Bieber ishin ndër të ftuarit VIP në dasmën e Finneas O’Connell, vëllait të këngëtares Billie Eilish, me Claudia Sulewski, e cila u zhvillua të shtunën në Santa Barbara.

Justin, 32 vjeç, publikoi në Instagram disa fotografi nga eventi, ku shfaqej së bashku me bashkëshorten e tij, Hailey, 29 vjeçe. Megjithatë, në një moment gjatë festimeve, çifti dukej se pati një bisedë disi të tensionuar.


Çifti, i cili është prej vitesh bashkë, u pa duke biseduar me shumë gjallëri nën diellin e Kalifornisë Jugore. Modelja shihej duke bërë gjeste mjaft të theksuara me duar, përpara se të largohej nga bashkëshorti i saj.

Ekspertja e gjuhës së trupit, Judi James, tha për Daily Mail se “mënyra se si Hailey shikon pas drejt bashkëshortit të saj, ndërsa ai largohet pas bisedës së tyre të gjallë, krijon përshtypjen se këtu mund të ketë tension ose dramë.”

James shtoi se “qëndrimi i Justin, me shpatullat pak të përkulura dhe mënyra se si i mban krahët lehtësisht përpara trupit, e bën të duket më pak i motivuar dhe më pak pozitiv në këtë moment.”

Megjithatë, ekspertja theksoi se nuk dukej sikur çifti po debatonte.

“Hailey ka lëvizur duart dhe ka bërë me gisht, por jo drejt tij, ndaj nuk ka ndonjë sinjal të qartë konflikti”, tha ajo.

Pjesëmarrja e çiftit në dasmën e O’Connell dhe Sulewski vjen vetëm pak javë para përvjetorit të tyre të tetë të martesës.

Hailey dhe Justin kurorëzuan martesën në një gjykatë në New York City më 13 shtator 2018.

Një vit më vonë, ata organizuan një ceremoni madhështore me familjarë dhe miq, të cilën më pas e dokumentuan edhe përmes një videoje të publikuar në YouTube.

Ndërkohë, çifti festoi më 22 gusht ditëlindjen e dytë të djalit të tyre, Jack Blues.

Për të shënuar këtë ditë të veçantë, Hailey publikoi në Instagram një seri fotografish duke shkruar në përshkrim: “Bebi ynë i ëmbël mbushi 2 vjeç. Gëzuar ditëlindjen, Jack Blues.”