Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur të hënën marrëveshje për kandidatin e përbashkët për President të Republikës së Kosovës.

Kandidati i dakorduar është profesori doktor Bekim Sejdiu, emër jo-partiak, i cili ka pranuar kandidaturën dhe ka deklaruar se është vënë në shërbim të shtetit dhe qytetarëve.


Marrëveshja është arritur pas takimeve të vazhdueshme ndërmjet kryetarit të LVV-së, Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Menjëherë pas publikimit të marrëveshjes kanë nisur edhe reagimet politike.

Derisa disa figura e kanë mirëpritur dhe mbështetur kandidaturën e Sejdiut, brenda LDK-së janë shfaqur edhe kundërshtime.

Telegrafi do t’ju sjell të gjitha zhvillimet, deklaratat dhe reagimet pas marrëveshjes.


31/08/2026 21:12- Hamza: S’e di a do t’i kenë numrat – s’ka votë për Bekim Sejdiun në PDK

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu, duke thënë se “nuk e di a do t’i kenë numrat”.

Hamza tha se VV-ja e LDK-ja matematikisht i kanë numrat për Sejdiun, por se a do të qëndrojnë të gjithë deputetët e tyre në sallë për këtë emër, është çështje e këtyre dy partive.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU

31/08/2026 19:05- Veprimtarë dhe intelektualë shqiptaro-amerikan mbështesin Bekim Sejdiun për president të Kosovës

Një grup prej 28 veprimtarësh dhe intelektualësh shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur mbështetje për kandidaturën e Prof. Dr. Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës.

Në një letër drejtuar liderëve politikë dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, grupi ka bërë thirrje që Sejdiu të zgjidhet në postin e presidentit.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU

31/08/2026 18:18-Demaku: PDK ende nuk ka qëndrim për kandidaturën e Bekim Sejdiut

Deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, ka thënë se në këtë parti ende nuk është diskutuar zyrtarisht për zhvillimet e sotme rreth kandidaturës së Bekim Sejdiut për president të Kosovës.

Demaku deklaroi se PDK-ja nuk ka marrë ende ndonjë qëndrim zyrtar lidhur me këtë çështje.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU

31/08/2026 17:47- Berisha vlerëson marrëveshjen LVV-LDK: Zgjedhje në interes të Kosovës

Kryetari i opozitës në Shqipëri, Sali Berisha, ka uruar Bekim Sejdiun për kandidaturën për President të Republikës së Kosovës, pas marrëveshjes së arritur mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Berisha ka vlerësuar marrëveshjen e nënshkruar nga kryetari i LVV-së, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, për zgjedhjen e Sejdiut në postin e presidentit.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Berisha e ka cilësuar Sejdiun si personalitet të shquar në fushën e jurisprudencës kushtetuese dhe diplomacisë.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU

31/08/2026 17:14- Harry Bajraktari përshëndet marrëveshjen LVV-LDK për Bekim Sejdiun

Veprimtari shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për kandidaturën e ambasadorit dhe profesorit Bekim Sejdiu për President të Republikës së Kosovës.

Bajraktari e ka cilësuar marrëveshjen për tejkalimin e ngërçit politik si “lajm të mrekullueshëm për Kosovën”.

Ai ka vlerësuar se Sejdiu do t’i ofrojë Kosovës një president serioz dhe të përgatitur, me përvojë në fushën juridike, shtetërore, akademike dhe diplomatike.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU

31/08/2026 16:17- Përflitej edhe vetë për president, Haki Demolli përshëndet kandidaturën e Bekim Sejdiut

Ish-ministri i Drejtësisë dhe ish-ministri i FSK-së, Haki Demolli, ka përshëndetur nominimin e profesorit universitar Bekim Sejdiu si kandidat për president të Republikës së Kosovës.

Demolli, i cili ditëve të fundit ishte përmendur gjithashtu si një prej emrave të mundshëm për këtë post, i ka uruar Sejdiut sukses në garën për kreun e shtetit.

Në një reagim të tij, Demolli e ka cilësuar Sejdiun si “profesor dhe koleg të nderuar”, duke thënë se e gëzon fakti që një prej kolegëve të rinj të Fakultetit Juridik po merr përsipër një përgjegjësi të lartë shtetërore.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU

31/08/2026 15:44- Jepni mendimin tuaj nëpërmjet votës

31/08/2026 16:00-Dakordimi për presidentin, ja kur mund të formohen institucionet e reja

Dakordimi mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president pritet t’i hapë rrugë procesit të formimit të institucioneve të reja.

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj, thotë se hapi i parë duhet të jetë vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit, në mënyrë që të funksionalizohet legjislatura e njëmbëdhjetë.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

31/08/2026 15:54-Bekim Sejdiu për president, “Albanians for America” u bën thirrje deputetëve ta votojnë

Organizata “Albanians for America” ka mirëpritur marrëveshjen ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për nominimin e Prof. Dr. Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës.

Në një deklaratë, organizata ka vlerësuar përvojën akademike dhe profesionale të Sejdiut, duke theksuar angazhimin e tij ndaj shtetësisë së Kosovës, vlerave demokratike dhe forcimit të pozitës ndërkombëtare të vendit.

Për të lexuar reagimin e plotë, klikoni KËTU.

31/08/2026 15:28- Hoti del kundër Sejdiut për president

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se nuk do ta mbështesë kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës, të propozuar përmes marrëveshjes mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Për ta lexuar reagimin e tij të plotë: kliko këtu.

31/08/2026 15:26- Haxhiu mirëpret marrëveshjen për presidentin

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka cilësuar dakordimin si një hap të rëndësishëm drejt tejkalimit të ngërçit politik dhe funksionalizimit të plotë të institucioneve.

Për ta lexuar reagimin e plotë të Haxhiut: Kliko këtu.

31/08/2026 15:24- Osmani mbështet Bekim Sejdiun për president

Ish-presidentja e Kosovës dhe deputetja e zgjedhur e LDK-së, Vjosa Osmani, ka shprehur mbështetjen e saj për kandidaturën e profesor doktor Bekim Sejdiut për president të Republikës së Kosovës.

Osmani e ka vlerësuar Sejdiun si një profesionist të dëshmuar dhe figurë me integritet, duke thënë se ai përfaqëson seriozitetin dhe vizionin që kërkon posti i presidentit.

Për ta lexuar reagimin e saj të plotë: Kliko këtu.

31/08/2026 15:22- Bekim Sejdiu pranon kandidaturën për president

Bekim Sejdiu ka konfirmuar se ka pranuar propozimin për të kandiduar për president të Kosovës, pasi Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur pajtueshmëri për emrin e tij.

Për të lexuar deklaratën e plotë të tij: Kliko këtu.


31/08/2026 15:17- Zyrtarizohet marrëveshja LVV-LDK, Bekim Sejdiu propozohet për president

Profesori doktor Bekim Sejdiu është emri për të cilin janë dakorduar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në kuadër të diskutimeve për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Abdixhiku ka bërë të ditur para mediave pas takimit me Kurtin se nga 9 korriku janë zhvilluar takime dhe diskutime të vazhdueshme për çështjen e presidentit.

Ai tha se bisedimet nuk kanë qenë të lehta, por kanë qenë shteruese dhe se palët kanë qenë të përkushtuara për të gjetur një emër konsensual.

Më shumë kliko KËTU.