LAJMI I FUNDIT:

Rinor Hykolli thotë se do të lajmërohet vet në Polici porsa të kthehet në Kosovë

Rinor Hykolli thotë se do të lajmërohet vet në Polici porsa të kthehet në Kosovë
(Foto: Instagram/rinorhykolli)

Biznesmeni Rinor Hykolli po kërkohet nga Policia nën dyshimin se ka kryer veprën penale – lëndim i rëndë trupor.

Në lidhje me këtë çështje KALLXO.com ka kontaktuar me Hykollin, i cili ka thënë se do të lajmërohet në Polici porsa të kthehet në Kosovë, duke e shpjeguar rastin për të cilin Policia i është vënë pas.

“Nuk ka të bëj asgjë me atë punë, një djalë e ka paraqitur këtë rast dhe nuk jam i përfshirë. Unë jam paraqitur vet në polici, jam intervistu 3 orë m’i kanë marrë të dhënat dhe më kanë liruar. Pas pesë dite më kanë thirrë prapë me shku me dhanë intervistë dhe u kam kërku shpjegim pasi që jam i angazhuar me koncerte në Ulqin dhe më kanë thënë që kam fletë-arrest dhe kur e kam marrë vesh kam thënë se kanë me m’ dërgu në mbajtje dhe nuk jam lajmëru më”, citohet të ketë shpjeguar Hykolli në një bisedë përmes telefonit për KALLXO.com.

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Rinor Hykollit
Lexo po ashtu Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Rinor Hykollit

Ai ka shtuar tutje se posa të kthehet në Kosovë do të lajmërohet vet në Polici.

Policia e Gjilanit ka njoftuar sot se është vënë në kërkim të biznesmenit dhe menaxherit të këngëtares Tayna, Rinor Hykollit.

Sipas njoftimit të Policisë, Hykolli po kërkohet nën dyshimin se ka kryer veprën penale – lëndim i rëndë trupor. Tutje Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të lokalizuar të dyshuarin.

Në trend Magazina

Më shumë
Xhuli hipën mbi veturë dhe valvit flamurin kombëtar në mesin e mijëra tifozëve shqiptarë në Dortmund

Xhuli hipën mbi veturë dhe valvit flamurin kombëtar në mesin e mijëra tifozëve shqiptarë në Dortmund

Magazina

"Jam goca më me fat në botë" - Heidi Baci ndan fotografi të mrekullueshme krah Romeos

Magazina
“Qaj çdo herë. Personale. Imja” – Mozzik i dedikon këngë Lotinës?

“Qaj çdo herë. Personale. Imja” – Mozzik i dedikon këngë Lotinës?

Magazina

"Më ke bërë bllok në Instagram, kam vite që pyes veten pse" - Rike Roçi 'i kërkon llogari' Mc Kreshës

Magazina
Luiz Ejlli dhe Melinda Ademi sjellin këngën e re “Shqiptare”

Luiz Ejlli dhe Melinda Ademi sjellin këngën e re “Shqiptare”

Magazina
Jennifer Lopez ka hequr dorë nga shpëtimi i martesës me Ben Affleck - pasi ajo tashmë po planifikon disa gjëra të reja për të ardhmen

Jennifer Lopez ka hequr dorë nga shpëtimi i martesës me Ben Affleck - pasi ajo tashmë po planifikon disa gjëra të reja për të ardhmen

Magazina
Kalo në kategori