Edicioni 2019/2020 pas shumë peripecive është mbyllur këtë javë që e lamë pas, me Dritën që e ka fituar titullin e kampionit.
Drita dhe Gjilani, e mbyllën kampionatin me pikë të barabarta, gjithsej 68.
Drita ishte shpallur kampion një xhiro para fundit të kampionatit, pasi kishte tri pikë më shumë se Gjilani dhe ishte e sigurt që në çdo variant, edhe ky që erdhi në fund, do të ishin kampion.
Kjo pasi sipas sistemit që përdorët në Superligë, në rast të pikëve të barabarta, shikohen ndeshjet mes dy ekipeve, shkruan Telegrafi.
Pas Dritës e Gjilanit, doli Ballkani me një pikë më pak, 67. Prishtina e mbylli edicionin si e katërta me 62 pikë, ku së bashku me Ballkanin, garat evropiane do t’i kërkojnë përmes Kupës së Kosovës.
Redaksia e Telegrafi Sport ka zgjedhur formacionin më të mirë për edicionin 2019/2020, duke u bazuar në sukseset individuale, por edhe të skuadrave.
Çdo zgjedhje tonën jemi munduar që ta argumentojmë me statistikat të lojtarëve këtë sezon.
Portieri
Visar Bekaj. Portieri i Prishtinës del si më i miri edhe këtë edicion. Ai fitoi në një konkurrencë të ngushtë me Kenan Haxhihamzën dhe Faton Malokun (vetëm 14 ndeshje ka mbrojtur këtë edicion).
Bekaj ka ruajtur portën në 28 ndeshje kampionate, ku ka pësuar vetëm 16 gola. Ai në 15 ndeshje e ka mbajtur portën e paprekur.
Mbrojtja
Mbrojtja vjen me katër. Në të djathtë është Armend Thaqi, që mbetet lojtari më i mirë i Prishtinës.
Ai luajti 31 ndeshje, shënoi 6 gola dhe asistoi 14 herë. Statistika më të mira se të shumë sulmuesve.
Në qendër është muri i Dritës, Ardian Cuculi. Mbrojtësi shqiptar nga Maqedonia e Veriut i dha siguri mbrojtjes gjilanase, ku shpesh herë me mençurin e tij, shpëtonte gola të sigurt. Ai luajti në 29 ndeshje, shënoi dy herë dhe dha tre asistime.
Në qendër ka bërë vend edhe Franc Veliu i Gjilanit. Gjiganti vlonjat, me lojën e tij ka ngrohur shumë zemra. I qetë në fushë, i saktë në veprime dhe mjeshtër i goditjeve të dënimit. Ai luajti në 23 ndeshje kampionate, ndërsa shënoi katër gola dhe dha një asistim. Golat e tij ishin vendimtar për suksesin e Gjilanit.
Në të majtë ka bërë vend Arbër Potoku. Mitrovicasi i Ballkanit ishte motor në krahun e majtë, ku me lojën e tij edhe sulmuesve e Ballkanit, nuk shqetësoheshin shumë për fazën mbrojtëse. 26 ndeshje, 1 gola dhe pesë harkime që u kthyen në gola.
Mesfusha
Hamdi Namani erdhi nga Llapi te Drita, ku për një vit u adaptua aq mirë, sa që të jepte përshtypjen që luan në këë klub tash e sa vite. Luajti në 30 ndeshje, ku me forcën e tij dominoi mesfushën. Një gol dhe dy asistime.
Me të në krahë është Edvin Kuç. Djaloshi nga Tuzi, ka treguar formë të hatashme këtë vit, duke qenë prej më të mirëve te Ballkani. Vraponte pa ndalur, ndëprente aksione, ndihmonte edhe në sulm. Dy gola dhe tri asistime për të këtë sezon.
Para tyre është Blend Baftiu. Ylli i ri i Superligës, pa dyshimin ishte lojtari më i mirë i këtij sezoni. Ai dhuroi spektakël këtë vit, me dëpërime, asistime dhe gola nga çdo pozitë.
Ai ishte lojtari më i vlefshëm i kampionatit me 19 gola dhe pesë asistime, duke qenë pjesëmarrës në 24 gola të skuadrës së tij.
Sulmi
Sulmi vjen me tre. Në të majtë është Gerhard Progni i Gjilanit, që shkëlqeu në sezonin e tij të parë me Skifterat.
Ai ishte alfa dhe omega e Gjilanit, ku në 29 ndeshje shënoi 12 gola dhe shtatë asistime. Për ‘shkak’ të tij Gjilani do të luajë në Ligën Evropës.
Drita është kampion dhe sulmi nuk bën pa një lojtar kampion. Xhevdet Shabani edhe pse me shifra më të ulëta se që jemi mësuar t’i shohim sa përket golave, ka zënë vend në formacion.
Kjo pasi përveç shtatë golave, ai ka asistuar plot 12 herë këtë edicion, i dyti më i miri në Superligë. Madje ai ka luajtur në 31 ndeshje, më shumë se të gjithë lojtarët në formacion.
Në krye të sulmit është ‘bomberi’ i Superligës, Arb Manaj. Me 18 gola dhe tri asistime në 28 ndeshje, ai ishte larg më i miri në skuadrën e tij, por edhe nga sulmuesit e Superligës.
Ai la pas sulmues me përvojë si Ahmed Januzi e Kastriot Rexha.
Trajneri i vitit
Ismet Munishi. Trajneri prishtinas mori Ballkanin pas një sezoni ku e kishte siguruar mbijetesën në xhiron e fundit. Krijoi një ekip me lojtarë të rinj dhe shumë prej tyre të papërvojë.
Shumë kush ka qeshur me të kur ka thënë se do të luajmë për titull, por ai nuk u dorëzua deri në xhiron e 32-të. Çdo lojtar i Ballkanit është rritur si në lojë ashtu edhe në çmim nën drejtimin e tij. Ai madje e dërgoi Ballkanin edhe në finale të Kupës së Kosovës.
Ardian Nuhiu dhe Gentijan Mezani, po ashtu do ta meritonin këtë çmim, por kampioni dhe nënkampioni, udhëhoqën skuadra të pjekura me lojtarë me përvojë, duke mos sjellë ndonjë risi në Superligë.
Formacioni për edicionin 2019/2020
Banka rezervë
F. Maloku (Drita), A. Limani (Drita), F. Gërbeshi (Drita), V. Berisha (Ballkani), Jackson Fererira (Gjilani), L. Boshnjaku (Prishtina), K. Gashi (Ballkani), A. Hoxha (Ballkani), J. Topalli (Ballkani), A. Januzi (Prishtina).
/TELEGRAFI/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Messi me paraqitje të jashtëzakonshme, realizon dy gola dhe bën dy asistime në fitoren e thellë të Inter Miamit
Tifozët detyrojnë drejtuesit e Milanit të heqin dorë nga Lopetegui – trajnerin e ri e gjejnë në Francë
James dhe Davis të pandalshëm, Lakers ngushtojnë epërsinë ndaj Nuggets
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur
Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur