LAJMI I FUNDIT:

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane ka bërë historinë në Bundesliga në sezonin e tij të parë me Bayern Munichun, me një rekord që mund të mos përsëritet më asnjëherë.

Teksa Bayerni më në fund ka marrë një goditje në ligë pas një serie dominuese prej 11 titujsh radhazi, askush nuk mund ta fajësoj Kanen për këtë dështim.


Që prej se ai u bë lojtar i Bayernit pas transferimit nga Tottenhami në verë për 82 milionë euro, Kane ka shënuar 42 gola në po aq ndeshje të luajtura në të gjitha garat.

35 nga këta gola kanë ardhur në Bundesliga, dhe pas fitores me rezultat 2-1 ndaj Eintracht Frankfurtit, Kane tashmë mban në emrin e tij një ndër statistikat më impresive të futbollit gjerman.

Harry Kane vendimtar në fitoren e Bayernit ndaj Eintracht Frankfurtit
Lexo po ashtu Harry Kane vendimtar në fitoren e Bayernit ndaj Eintracht Frankfurtit

Ai është bërë lojtari i parë që shënon apo asiston ndaj të gjitha 17 ekipeve në sezonin e tij debutues.

Kane kompletoi këtë rekord me dy golat e shënuar ndaj Frankfurtit, duke përfshirë golin e shënuar nga penalltia që i dha fitoren bavarezëve.

Ai ka shënuar ndaj 16 ekipeve në elitën e futbollit gjerman nga 17 sa janë gjithsej, duke dështuar që të gjejë rrjetën e golit vetëm ndaj Freiburgut.

Këta dy gola të shënuar e çojnë reprezentuesin anglez në shifrën e 400 golave të shënuar në karrierë, dhe kjo do të thotë se është sezoni me shifrat më të mira në karrierë, duke eklipsuar 41 golat që shënoi për Tottenhamin në sezonin 2017/2018 nën urdhrat e Mauricio Pochettinos./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Ndërkombëtare
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

La Liga
Pep Guardiola shiti dy yje të Barcelonës pasi erdhën në stërvitje të dehur – ai donte ta mbronte Messin

Pep Guardiola shiti dy yje të Barcelonës pasi erdhën në stërvitje të dehur – ai donte ta mbronte Messin

La Liga
Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

La Liga
Kalo në kategori