Bayern Munich e cilëson Harry Kane si lojtar të denjë për të fituar Topin e Artë

Bayern Munich ka deklaruar publikisht se sulmuesi Harry Kane meriton të fitojë Topin e Artë, duke përmendur rekordin e jashtëzakonshëm të 33-vjeçarit në shënimin e golave dhe krijimin e lojës që kur iu bashkua klubit.
Në një postim zyrtar në rrjetet sociale, klubi gjerman theksoi shifrat mbresëlënëse të reprezentuesit anglez, të cilat janë 146 gola dhe 31 asistime në 147 ndeshje.
Duke shoqëruar ndarjen e statistikave të tij individuale, klubi e përshkroi Kane si një "lojtar brezash", prodhimi i përgjithshëm i të cilit meriton çmimin më prestigjioz individual të futbollit.
𝗔 𝗴𝗲𝗻𝗲𝗿𝗮𝘁𝗶𝗼𝗻𝗮𝗹 𝗳𝗼𝗼𝘁𝗯𝗮𝗹𝗹𝗲𝗿: 𝗛𝗮𝗿𝗿𝘆 𝗞𝗮𝗻𝗲 🏆
These numbers deserve a Ballon d'Or! 💪 pic.twitter.com/J0k3iHjE1n
— FC Bayern (@FCBayernEN) August 12, 2026
“Një futbollist i gjeneratës: Harry Kane. Këto shifra meritojnë Topin e Artë!”, shkruan në postimin e Bayern Munichit.
Rezultatet për Topin e Artë 2026 do të shpallen zyrtarisht gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve në Londër më 26 tetor 2026.
Përveç Kane në garë thuhet se janë edhe Ousmane Dembele, Kylian Mbappe, Lamine Yamal, Khvicha Kvarastkhelia, Fabian Ruiz, Rodri dhe Lionel Messi.
Sipas yllit portugez, Vitinha, çmimi prestigjioz individual duhet t'i takojë njërit prej lojtarëve të PSG-së. /Telegrafi/















































