Mesfushori portugez i Paris Saint-Germain, Vitinha, ka zgjedhur emrat e tre bashkëlojtarëve të tij te klubi parisien si fitues meritor të çmimit më të madh individual, Topit të Artë.

Duke folur përpara ndeshjes së Superkupës së Evropës kundër Aston Villas, mesfushori i Paris Saint-Germain, Vitinha, shprehu besimin e tij se fituesi i Topit të Artë 2026 duhet të vijë përsëri nga klubi francez.


"Ka shumë lojtarë të shkëlqyer që mund ta fitojnë trofeun këtë vit. Sipas mendimit tim, do të kishte kuptim vetëm që një lojtar i PSG-së ta merrte atë”, ka thënë fillimisht Vitinha.

“Për shembull, Khvicha Kvaratskhelia pas edicionit të tij në Ligën e Kampionëve, Ousmane Dembele pas vitit të tij fantastik, ose Fabian Ruiz, i cili fitoi gjithçka... Unë po votoj për një parisien!", shtoi ylli portugez.

Me këto deklarata, Vitinha përjashtoi nga gara emra tjerë si Lamine Yamal, Kylian Mbappe, Harry Kane dhe Lionel Messi, të cilët gjithashtu janë përfolur si prentendent të trofeut.

Sezonin e kaluar, PSG-ja arriti një fitore historike, duke fituar Ligën e Kampionëve, Ligue 1, Trophee des Champions, Kupën Ndërkontinentale të FIFA-s dhe Superkupën e Evropës.

Ndryshe, në vitin 2025, Topi i Artë iu dha sulmuesit anësor të PSG-së, Ousmane Dembele. /Telegrafi/

telegrafi sport app